Autori i sulmeve të armatosura që tronditën këtë të enjte provincën e Afyonkarahisarit në Turqi është arrestuar në Eskishehir, pas një operacioni të përbashkët të policisë dhe xhandarmërisë.
Ndërkohë, bilanci i viktimave është rënduar më tej, duke shkuar në tetë persona të vdekur. Edhe një prej të plagosurve, i cili ishte transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Sipas njoftimit të prefekturës së Eskishehirit, i dyshuari u identifikua dhe u vu në pranga pas ndërhyrjes së forcave të rendit.
Ngjarja u zbulua pas një telefonate në numrin e emergjencës 112. Gjatë kontrolleve në terren, autoritetet gjetën tre persona të pajetë në zonën e fshatit Agiazini dhe tre të tjerë pranë fshatit Kigir.
Dy gra të tjera, të cilat ishin gjetur të plagosura në fshatin Yukaritandir, ndërruan jetë më vonë në spital.
Pas kryerjes së sulmeve, autori ishte larguar nga vendngjarja, duke marrë me forcë një automjet në rrugën që lidhte lagjen Seytigazi me atë të Ciftelierit, në provincën e Eskishehirit.
Autoritetet turke vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Arkadaşlar inanılmaz görüntüler var.
— mühendisyen (@muhendisyenn) November 5, 2026
SON DAKİKA Afyonkarahisar'da bir araç içerisinde 5 kişinin cansız bedeni bulundu. (İHA) Olay yerinden görüntüler yorumda.
Olay yerinden ilk görüntüler: Afyonkarahisar’da araç içinde 5 kişinin cesedi bulundu. Gözlük pic.twitter.com/WyiI9u99UH