Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Llogaritë e fundit në Nations League, Maran shpall nesër listën e kuqezinjve
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Sport

Llogaritë e fundit në Nations League, Maran shpall nesër listën e kuqezinjve

SHARE

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, do të publikojë nesër, të premten, në orën 12:00 listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të UEFA Nations League, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.

Fillimisht, lista ishte planifikuar të bëhej publike të shtunën, më 7 nëntor, në orën 11:00, por Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar ndryshimin e programit. Maran do të dalë përpara mediave në një konferencë për shtyp që do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku pritet të flasë edhe për zgjedhjet e tij dhe dy sfidat e radhës.

Grumbullimi i kuqezinjve do të nisë zyrtarisht të hënën, më 9 nëntor, kur skuadra do të fillojë përgatitjet për dy takimet që do të përcaktojnë renditjen përfundimtare në grupin C1.

Shqipëria do të luajë fillimisht ndaj Finlandës, më 12 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Tri ditë më vonë, më 15 nëntor, kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë në transfertë, në stadiumin “Illovszky Rudolf” në Budapest, duke nisur nga ora 18:00.

Aktualisht, Shqipëria kryeson grupin C1 me 9 pikë, ndërsa Bjellorusia dhe Finlanda ndajnë vendin pasues me nga 7 pikë secila. Për këtë arsye, dy ndeshjet e nëntorit janë vendimtare për kuqezinjtë në garën për ta mbyllur grupin në krye.

Lexo gjithashtu

Milanit i fiket shkëlqimi i derbit, Ferencvarosi merr fitoren e madhe në Itali
Progres-Raporti i KE: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 48% të shpenzimeve shëndetësore, 3 herë më shumë se mesatarja e BE
Disiplina e FSHF-së ndëshkon klubet e Superiores
Kaos në futbollin brazilian/ 53 kartonë të kuq pas përleshjes në gjysmëfinalen U-20

Vëmendja tashmë është te lista e Maranit, ku priten të mësohen emrat e futbollistëve që do të synojnë t’i japin Shqipërisë rezultatet e nevojshme në dy përballjet e fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

TAGGED:maranshqiperia
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Dy protesta brenda pak orësh, studentët dhe Berisha zbresin në rrugë këtë të shtunë

Kriza bankare trondit Paraguajn, paratë e klientëve në pikëpyetje! Dorëhiqet Presidenti

“Do dal i pastër si loti nga kjo betejë” – Thaçi përcjell mesazh të fortë nga Haga

Aktorja e njohur ndahet nga jeta pas një problemi me zemrën

Mjeku lë Gjermaninë pas 17 vitesh karrierë: Nuk dua që puna të më marrë gjithë jetën

Nga e njejta kategori
Sport

Kane dhe Bayern zgjasin ‘martesën’, shifra rekord në kontratën e re për fituesin e  Topit të Artë

Sport

Bjellorusi-Shqipëri në Budapest pa tifozë, UEFA nuk lejon praninë e publikut

Sport

Cristiano Ronaldo njofton tërheqjen nga kombëtarja e Portugalisë pas 23 vitesh

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.