Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Kaos, dhunë e përplasje/ Çfarë ndodhi sot në 6 orët e protestës në Tiranë
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetAnalizëKryesore

Kaos, dhunë e përplasje/ Çfarë ndodhi sot në 6 orët e protestës në Tiranë

SHARE

Mes kaosit, dhunës e përplasje të forta mes protestuesve e policisë u mbyll protesta e ditës së sotme në Tiranë. Nuk munguan moltovët, fishekzjarrët, gurët e protestuesve dhe nga ana tjetër përgjigja e policisë me gaz lotësjellës, ujë me autobotë e plumba gome.

Këtë të shtunë ishin thirrur dy protesta, një nga të rinjtë dhe një tjetër nga PD-ja.

Kjo e fundit e zgjati protestën e saj kombëtare vetëm 1 orë e më pas u nis drejt sheshit të ministrisë së Arsimit për ‘tju bashkuar protestës së të rinjve, në një ambient ku nuk u shfaq shumë e mirëpritur.

E ndërsa pjesa e parë e protestës ishte e qetë, nga ministria e Arsimit nisën aktet e para të forta të dhunës. n

Lexo gjithashtu

Tensione e përplasje në protestat në Paris, dhjetëra mijëra në sheshet e vendit
Progres-Raporti i KE: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 48% të shpenzimeve shëndetësore, 3 herë më shumë se mesatarja e BE
Skenarët për Iranin, Izraelin e Ukrainën/ Çfarë do të ndodhë me vatrat e luftës në botë pas zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA?
“Ekspertiza e pavlefshme’/ Seanca në GJKKO, Kryemadhi kërkon thirrjen si dëshmitarë të Ramës e Agaçit

Një pjesë e protestuesve filluan sulmin me gurë në drejtim të Ministrisë së Arsimit, por, pas hedhjes së ujit dhe gazit nga ana e policisë, ata u larguan.

Fillimisht, protestuesit u ndanë në disa drejtime, për t’u ribashkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku pati sërish përplasje me policinë. Por, pas hedhjes së ujit dhe gazit, protestuesit u tërhoqën në drejtim të sheshit “Skënderbej”.

Në këtë moment nisi kaosi në çdo rrugicë të Tiranës, pranë selisë së PS-së, Bankës Kombëtare dhe Bashkisë, ku persona të maskuar sulmuan për rreth 5 orë policinë me çdo mjet të mundshëm, duke nisur nga fishekzjarrët e gurët, deri te molotovët dhe shkopinjtë.

Për disa orë me radhë, uniformat blu u gjendën nën breshërinë e gurëve, fishekzjarrëve dhe molotovëve.

Po ashtu, për herë të dytë brenda javës, protestuesit sulmuan selinë rozë, por këtë herë me molotovë e fshekzjarrë së bashku.  Megjithatë, ndërhyrja e policisë bëri që grupi i protestuesve të largohej, por jo pa pasoja, pasi një tjetër kioskë u përfshi nga flakët.

Ndërkohë, duhet theksuar se edhe kundërpërgjigjja e policisë ishte e fortë, me gaz, ujë dhe plumba gome. Po ashtu edhe shoqërimet e protestuesve në disa raste kanë tejkaluar proprecionalitetin  e forcës, duke sjellë një tjetër anë të forcave të policisë.

Pas orësh përplasjesh, sipas informacionit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, deri në orën 19:45 raportohej për 3 efektivë të lënduar, dy përfaqësues të medias dhe 8 protestues.

Në orën 20.00 rrugët u boshatisën duke i dhënë kështu fund një ditë proteste që e kthue Tiranën në një arenë të vërtetë lufte.

TAGGED:arrestimedhunegaz lotesjellesmolotoveperplasjeplumba gomePoliciaprotestaprotestuestirane
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Pasojat e luftës me Iranin, Trump: Nuk do e shkarkoj kreun e Pentagonit Hegseth

Zvogëlohen shanset që Netanjahu të krijojë qeveri, refuzohet nga aleati. Partia arabe mbështet Eisenkotin

Disiplina e FSHF-së ndëshkon klubet e Superiores

Atentati ndaj Ervis Martinaj e Erigers Mihasit, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit

Polonia arreston 5 ushtarë polakë dhe një rus për spiunazh në favor të Rusisë

Nga e njejta kategori
Bota Dosje

Nuk ka ndodhur vetëm me Trump/ Obama e Clinton humbën më shumë vende në zgjedhjet e mesmandatit në 94-ën e 2010-ën

Bota Përtej

Zbulohet papirusi 1.600-vjeçar që mund të rrëfejë një episod të panjohur të jetës së Jezusit

Aktualitet Kryesore

‘Kundër 3 VKM-ve’/ Një përfaqësi e studentëve dërgon në Kushtetuese vendimet e qeverisë që pengojnë grumbullimet para institucioneve

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • kryeministria
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.