Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: 40 të lënduar në Spitalin e Traumës
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Aktualitet

Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: 40 të lënduar në Spitalin e Traumës

SHARE

Të paktën 40 persona të lënduar janë paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës mbrëmjen e së enjtes, në ditën e tretë të protestës në Tiranë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mes të lënduarve janë 14 protestues, përfshirë katër të mitur, si dhe 26 efektivë të Policisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka vizituar të lënduarit në spital dhe është informuar nga ekipi mjekësor për gjendjen e tyre shëndetësore.

Sipas njoftimit të ministrisë, një efektiv policie i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale të suksesshme dhe do të vijojë trajtimin nën kujdesin intensiv. Ndërkohë, protestuesja E.P. paraqitet me parametra shëndetësorë të qëndrueshëm dhe po monitorohet nga ekipi mjekësor.

Nga 14 protestuesit e trajtuar, katër janë të mitur, të cilët kanë marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor në prani të një psikologu klinik. Sa u përket efektivëve të Policisë, ministria bën me dije se nga 26 të paraqitur në Spitalin e Traumës, dy vijojnë të qëndrojnë të shtruar.

Në përfundim të njoftimit, Ministria e Shëndetësisë thekson se Spitali Universitar i Traumës vijon të ofrojë kujdes mjekësor për të gjithë personat e lënduar gjatë protestës.

Lexo gjithashtu

Transporti publik përfiton mbështetje financiare, 50 lekë për çdo litër karburant për pesë muaj
Antimafia italiane godet rrjetin shqiptar të kokainës, mbi 14 milionë euro të pastruara përmes arit dhe pronave
Dashuri pa kushte përtej lidhjes biologjike, Çiljeta i bën dedikimin e veçantë Bekos
Jurgen Klopp i beson sërish, Brajan Gruda grumbullohet nga Gjermania

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

“Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, vizitoi pak minuta më parë të lënduarit gjatë protestës së sotme, të cilët po marrin trajtim në Spitalin Universitar të Traumës.

Ministrja u informua mbi gjendjen e tyre shëndetësore, përfshirë atë të efektivit të Policisë, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale të suksesshme dhe do të vijojë trajtimin nën kujdesin intensiv.

Ndërsa protestuesja E.P. paraqitet aktualisht në parametra shëndetësorë të qëndrueshëm dhe po ndiqet në dinamikë nga ekipi mjekësor.

Gjatë protestës së sotme, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjithsej 40 persona të lënduar, të cilët kanë marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ekipi mjekësor multidisiplinor ka trajtuar 14 protestues. Katër të mitur kanë marrë trajtimin e nevojshëm në prani të psikologut klinik.

Nga 26 efektivët e Policisë të paraqitur dhe trajtuar në SUT, dy prej tyre vijojnë të qëndrojnë në spital.

Spitali Universitar i Traumës vijon të jetë i angazhuar për garantimin e kujdesit shëndetësor për çdo person të lënduar, me profesionalizëm dhe përkushtim.

SUT mbetet në krye të detyrës, në shërbim të çdo qytetari.

TAGGED:Ministria e ShëndetësisëPoliciaprotestastudente
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

“Paratë fitohen sërish, koha nuk kthehet”/ Historia e familjes që shiti gjithçka për të parë botën

Melania Trump i dërgon letra personale Putinit dhe Zelenskyt: Të hapim rrugën drejt paqes

80 vite jetë dhe sakrifica, Atifete Jahjaga emocionon me urimin për të atin

U arratis pasi vrau 8 persona, kapet autori i sulmeve të përgjakshme në Turqi

Milanit i fiket shkëlqimi i derbit, Ferencvarosi merr fitoren e madhe në Itali

Nga e njejta kategori
Aktualitet Kryesore

Dy protesta brenda pak orësh, studentët dhe PD zbresin në rrugë këtë të shtunë

Bota

Kriza bankare trondit Paraguajn, paratë e klientëve në pikëpyetje! Dorëhiqet Presidenti

Kryesore Rajoni

“Do dal i pastër si loti nga kjo betejë” – Thaçi përcjell mesazh të fortë nga Haga

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.