Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Dyshimi i komentatorit amerikan; A është shpërthimi i murtajës në Rusi një operacion i rremë, i lidhur me ‘armët biologjike’?
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AnalizëBotaDosjePërtejVerifikim

Dyshimi i komentatorit amerikan; A është shpërthimi i murtajës në Rusi një operacion i rremë, i lidhur me ‘armët biologjike’?

SHARE

Një punonjëse 28-vjeçare e Institutit Antiplague në Irkutsk në Siberi, vdiq më 2 tetor pas një pneumonie të rëndë me shkak ende të paqartë. Rreth 200 persona që kishin pasur kontakt me të janë vënë nën vëzhgim/karantinë.

Drejtori i institutit të Irkutskut, Sergey Balakhonov, kishte marrë pjesë disa javë më parë në një stërvitje ruso-kineze në Kinë, ku simulohej reagimi ndaj një sëmundjeje shumë të rrezikshme, përfshirë një skenar të murtajës së importuar dhe “Disease X”.

Lidhur me këto zhvillime, Alex Jones, komentator amerikan dhe themelues i InfoWars, ka hedhur dyshime se bëhet fjalë për një skenar ku një sëmundje do të sillej nga jashtë, si në rastin e Chapel Hill, në Karolinën e Veriut, dhe do t’i faturohej Kinës.

“Në stërvitje përfshihej edhe e ashtuquajtura “Disease X”, një sëmundje e panjohur që mund të shkaktojë një epidemi. Vetëm pak javë më vonë, një punonjëse vdiq nga një sëmundje e papritur dhe tani rusët po kryejnë kontrolle. Po thonë se qindra persona janë vendosur në karantinë. Kjo e ndryshon të gjithë mënyrën se si duhet parë kjo histori. Situata nuk duket aspak e mirë.”, thekson ai në videon e hedhur në rrjet.


“Shkencëtarët kanë arritur përparime në zhvillimin e një vaksine të re kundër murtajës vdekjeprurëse. Bëhet fjalë për murtajën pneumonike ose atë bubonike.
Është i njëjti bakter, por mënyra e infektimit ndryshon: mund të infektohesh nga pickimi i një pleshti ose përmes thithjes së grimcave të infektuara, në rastin e murtajës pneumonike. Dhe ndërkohë ‘faleminderit Zotit që Izraeli po punon për këtë çështje, thotë prezantuesi, duke iu referuar zhvillimeve për një vaksinë kundër murtajës.“Ky është një momentim shumë i përshtatshëm”, komenton ai.

Lexo gjithashtu

Melania Trump i dërgon letra personale Putinit dhe Zelenskyt: Të hapim rrugën drejt paqes
U arratis pasi vrau 8 persona, kapet autori i sulmeve të përgjakshme në Turqi
Kriza bankare trondit Paraguajn, paratë e klientëve në pikëpyetje! Dorëhiqet Presidenti
Mjeku lë Gjermaninë pas 17 vitesh karrierë: Nuk dua që puna të më marrë gjithë jetën

Incidenti në laboratorin rus, Rubio-Moskës: Të ndahet informacioni me botën

Jones e krahason këtë me debatet e mëparshme rreth origjinës së COVID-19, duke përmendur laboratorin në Chapel Hill, në Karolinën e Veriut, dhe Wuhanin në Kinë.

Ai pretendon se ngjarjet e mëparshme janë përdorur për t’ia atribuar përgjegjësinë Kinës.

Më tej gjatë videos, komentatori përmend Bill Gates, duke thënë se ai kishte paralajmëruar për një pandemi të re, dhe pyet nëse zhvillimet e tanishme po fryhen qëllimisht apo nëse ekziston një kërcënim real.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
1 Comment 1 Comment
  • Pingback: Rasti në Rusi; Çfarë është murtaja pneumonike dhe si shpërndahet? - Altmedia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Jurgen Klopp i beson sërish, Brajan Gruda grumbullohet nga Gjermania

80 vite jetë dhe sakrifica, Atifete Jahjaga emocionon me urimin për të atin

Milanit i fiket shkëlqimi i derbit, Ferencvarosi merr fitoren e madhe në Itali

Dy protesta brenda pak orësh, studentët dhe PD zbresin në rrugë këtë të shtunë

“Do dal i pastër si loti nga kjo betejë” – Thaçi përcjell mesazh të fortë nga Haga

Nga e njejta kategori
Bota

Një gjykatëse federale autorizon një aktivitet satanist në Kapitolin e Ajovës, në SHBA. Kundërshtime nga autoritetet

Bota

Tensione e përplasje në protestat në Paris, dhjetëra mijëra në sheshet e vendit

Aktualitet Kryesore

Progres-Raporti i KE: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 48% të shpenzimeve shëndetësore, 3 herë më shumë se mesatarja e BE

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.