Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Micheal Douglas zbulon: I dhashë fund disa lidhjeve që të nisja historinë me Catherine Zeta-Jones
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
PërtejShowbiz

Micheal Douglas zbulon: I dhashë fund disa lidhjeve që të nisja historinë me Catherine Zeta-Jones

SHARE

Michael Douglas ka zbuluar detaje nga fillimet e historisë së dashurisë me Catherine Zeta-Jones, duke treguar se aktorja i vendosi një kusht të qartë kur u njohën në vitin 1998: nëse do të vazhdonin lidhjen, ajo duhej të ishte monogame.

Në një intervistë për “Sunday Times”, aktori tregoi se në atë periudhë po takohej me pesë gra të tjera. Por kërkesa e Zeta-Jones bëri që ai të merrte menjëherë një vendim. “Nëse duam ta vazhdojmë këtë, dua që të jetë monogame”, i kishte thënë ajo.

Douglas tregoi se po atë mbrëmje telefonoi gratë me të cilat po takohej dhe u dha fund marrëdhënieve. “Atë mbrëmje telefonova disa persona me të cilët po takohesha dhe kaq ishte”, rrëfeu ai.

Aktori foli gjithashtu për një tjetër çështje që e ka shoqëruar prej vitesh, duke mohuar pretendimet se në vitet ’90 kishte qëndruar në një klinikë për shkak të varësisë nga seksi. “Nuk kam qenë kurrë i varur nga seksi”, shkruan ai në autobiografinë e tij të re “One Helluva Ride”.

Douglas nuk e fsheh megjithatë se jeta e tij sentimentale përpara Catherine ishte e trazuar. Në autobiografi ai ka bërë publike edhe një marrëdhënie të mbajtur sekret për 42 vjet me aktoren Kathleen Turner, e cila nisi gjatë xhirimeve të filmit “Romancing the Stone” në vitin 1983, kur ai ishte ende i martuar me Diandra Douglas.

Lexo gjithashtu

Skenarët për Iranin, Izraelin e Ukrainën/ Çfarë do të ndodhë me vatrat e luftës në botë pas zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA?
Pasojat e luftës me Iranin, Trump: Nuk do e shkarkoj kreun e Pentagonit Hegseth
Nuk ka ndodhur vetëm me Trump/ Obama e Clinton humbën më shumë vende në zgjedhjet e mesmandatit në 94-ën e 2010-ën
Zbulohet papirusi 1.600-vjeçar që mund të rrëfejë një episod të panjohur të jetës së Jezusit

Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones u martuan në vitin 2000 dhe kanë dy fëmijë, Dylan dhe Carys. Martesa e tyre kaloi edhe një krizë në vitin 2013, kur çifti bëri një pauzë, por më pas u ribashkua.

Sot, pas gati 26 vitesh martesë, Douglas thotë: “Kemi pasur problemet tona, por e dua shumë.”

TAGGED:aktoriCatherine Zeta-JoneshollivudiMichael Douglas
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Tensione e përplasje në protestat në Paris, dhjetëra mijëra në sheshet e vendit

Progres-Raporti i KE: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 48% të shpenzimeve shëndetësore, 3 herë më shumë se mesatarja e BE

“Ekspertiza e pavlefshme’/ Seanca në GJKKO, Kryemadhi kërkon thirrjen si dëshmitarë të Ramës e Agaçit

Zvogëlohen shanset që Netanjahu të krijojë qeveri, refuzohet nga aleati. Partia arabe mbështet Eisenkotin

Disiplina e FSHF-së ndëshkon klubet e Superiores

Nga e njejta kategori
Analizë Bota

Pentagoni përgatitje për ‘ditën e fundit’? Tre teoritë që ngrenë pikëpyetje: Sulm bërthamor, kolaps kibernetik apo kontroll global?

Bota Përtej

Vance nis lëvizjet për epokën post Trump: Humbja e zgjedhjeve prej luftës me Iranin, rishikim marëdhënieve SHBA-Izrael

Showbiz

Shkoi me pushime, 23-vjeçarja përfundon me infeksion të rëndë në tru

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • erion veliaj
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.