Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Rama me nxënësit fitues të olimpiadave: Besoni tek ëndrrat tuaja dhe mos u dorëzoni kurrë
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Politike

Rama me nxënësit fitues të olimpiadave: Besoni tek ëndrrat tuaja dhe mos u dorëzoni kurrë

SHARE

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me nxënësit fitues të olimpiadave, ku ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për rezultatet e tyre, duke i cilësuar si shembull frymëzimi për të gjithë.

Duke iu referuar rezultateve të Shqipërisë në testin ndërkombëtar PISA 2025, Rama tha se ato përbëjnë një rezultat të rëndësishëm të një pune të gjatë për transformimin e sistemit arsimor dhe infrastrukturës së shkollave.

“Jam këtu për t’iu thënë disa fjalë mirënjohjeje, respekti dhe vlerësimi. Pak ditë pasi kemi marrë një lajm, që mua më ka pëlqyer shumë, testi i PISA 2025, i cili për mua personalisht është një fryt shumë i shijshëm i një pune shumë të gjatë, jo të lehtë, me të përpjeta dhe tatëpjeta për të transformuar sistemin tonë arsimor, për të transformuar infrastrukturën e shkollave tona”, tha Rama.

Kryeministri u ndal te fituesit e olimpiadave, duke theksuar se suksesi i tyre, edhe në kushte jo gjithmonë ideale, është një burim frymëzimi.

“Forca e shembullit tuaj është heroike. Ju jeni frymëzim, sepse në punën që unë bëj, kam nevojë që të frymëzohem nga shembuj njerëzish, që në kushte që nuk janë ideale për të bërë sukses, bëjnë sukses”, u shpreh ai.

Lexo gjithashtu

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, reagon PD: Raporti konfirmon dështimet e qeverisë dhe cenimin e demokracisë
Takimi i ministrit Gogu me Veliajn, avokati: Erioni më dorëzoi sot shënimet, i publikojmë shpejt
Rama për progres raportin e BE-së: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë më parë
‘E kthyet selinë e PD si magazinë molotovi’/ Përplasje në komision për protestën, Tabaku: U thyen kockat të rinjve ( largohet nga mbledhja)

Rama i këshilloi nxënësit të kenë besim te vetja dhe të mos heqin dorë nga objektivat e tyre, pavarësisht pengesave apo skepticizmit të të tjerëve.

“Kini besim të palëkundur te vetja dhe mbi të gjitha besojeni sy mbyllur ëndrrës që shikoni me sy hapur. Nëse ju ëndërroni me sy hapur që doni të arrini në një majë dhe që kushdo tjetër mund t’ju thotë ‘ej’, atëherë mos dëgjoni askënd që ju thotë se ‘kjo nuk arrihet’”, tha kryeministri.

“Është nder që të jem këtu me ju dhe është privilegj për këtë godinë, që të ketë këtu njerëz të kapacitetit tuaj për të ëndërruar dhe të fuqisë tuaj për të ndjekur ëndrrën”, shtoi ai.

Në vijim, Rama u bëri thirrje nxënësve që të përballen me çdo vështirësi në rrugën drejt realizimit të synimeve të tyre.

“Ushqejeni sa të mundemi atë fuqi dhe mos u dorëzoni kurrë dhe mos e tradhtoni kurrë ëndrrën që keni. Nëse dikush këtu do të shkojë në Hënë, të jetë i bindur që të shkojë në Hënë, por ama do jetë gati që për të shkuar atje, duhet të jetë gati të përballet me çdo sfidë që del përpara”, theksoi Rama.

Vlerësimi i “PISA 2025” për Shqipërinë

Në raportin e publikuar për “PISA 2025”, Shqipëria mori mesatarisht 435 pikë në shkencë, 408 pikë në lexim dhe 433 pikë në matematikë.

Shqipëria renditet në vendin e parë në rajon në shkencë, duke lënë pas vende si Serbia, Greqia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut. Në matematikë, Shqipëria udhëheq klasifikimin rajonal së bashku me Malin e Zi.

Krahasuar me vitin 2022, rezultatet e Shqipërisë janë përmirësuar me 65 pikë në matematikë, 59 pikë në shkencë dhe 50 pikë në lexim.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, kërkohet largimi i qeverisë

E fshihnin lëndën narkotike te kutitë e shkrepseve/ Arrestohen dy persona në Tiranë, u sekuestrohet edhe pistoletë me zara metalikë

Franca në protesta/ Buxheti po ‘zhytet’, borxh kap shifrën e 120 % të PBB

Shpërthimi në pallatin në Elbasan, Ministria e Shëndetësisë: Mes të asfiksuarve edhe një fëmijë, viktimë 83-vjeçarja

Shpërthimi në Elbasan/ Pallati i pabanueshëm, do të shembet

Nga e njejta kategori
Aktualitet Politike

Progres-raporti, Marta Kos: Shqipëria ka bërë përparim në negociatat me BE-në

Politike Video

Rama ndan videon nga segmenti Tale-Lezhë: Infrastrukturë moderne që lehtëson qarkullimin dhe i jep shtysë turizmit

Kryesore Politike

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.