Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Zgjedhja e nënkryetarëve mbledh sot Kuvendin e Kosovës
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Uncategorized

Zgjedhja e nënkryetarëve mbledh sot Kuvendin e Kosovës

SHARE

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së 11-të, me synimin për të përmbyllur procesin e konstituimit të institucionit më të lartë ligjvënës.

Deputetët do të mblidhen në orën 11:00, ndërsa pika e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Për pesë pozitat e nënkryetarëve tashmë janë bërë propozimet nga subjektet politike dhe komunitetet joshumicë.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Ardian Golën, Partia Demokratike e Kosovës Vlora Çitakun, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës Kujtim Shalën.

Nga radhët e komunitetit serb, Lista Serbe ka propozuar Slavko Simiqin, ndërsa për komunitetet e tjera joshumicë është propozuar Emilia Rexhepi.

Lexo gjithashtu

Greqi/ Dy avionë të Aegean Airlines alarmohen për bomba, pasagjerët evakuohen pas uljes
Jasir Asani protagonist absolut në Champions-in aziatik, gol dhe vlerësimi si më i miri i ndeshjes
Mbyllet një epokë/ Listat e Kombëtareve të Brazilit dhe Argjentinës, pa Neymar dhe Messin
Ambasadorja e BE takim me kreun e grupit të PD: Diskutuam për integrimin, reformat e Kuvendin

Në vazhdimin e seancës të mbajtur të mërkurën, Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare e Kuvendit të Kosovës. Ajo mori 62 vota pro, 16 kundër dhe 13 abstenime, nga 102 deputetë të pranishëm.

Pas zgjedhjes së Haxhiut, Kuvendi kaloi te pika për zgjedhjen e nënkryetarëve, por subjektet politike nuk arritën marrëveshje për mënyrën e votimit të tyre.

Seanca u tensionua edhe gjatë propozimit të kandidatit të Listës Serbe. Deputeti Igor Simiq deklaroi se propozimin për Slavko Simiqin po e bënte “në emër të popullit serb”.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cilësoi këtë formulim të papranueshëm dhe kërkoi që Simiq ta tërhiqte deklaratën dhe ta paraqiste propozimin duke iu referuar Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. Simiq nuk e tërhoqi deklaratën, ndërsa Haxhiu kërkoi ndërprerjen e fjalës së tij.

Në mungesë të dakordimit për mënyrën e votimit të nënkryetarëve, Haxhiu ndërpreu punimet dhe njoftoi se seanca konstituive do të vazhdonte sot.

Zgjedhja e nënkryetarëve është hapi i mbetur për përfundimin e seancës konstituive të Legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

“Paratë fitohen sërish, koha nuk kthehet”/ Historia e familjes që shiti gjithçka për të parë botën

Transporti publik përfiton mbështetje financiare, 50 lekë për çdo litër karburant për pesë muaj

Antimafia italiane godet rrjetin shqiptar të kokainës, mbi 14 milionë euro të pastruara përmes arit dhe pronave

Dashuri pa kushte përtej lidhjes biologjike, Çiljeta i bën dedikimin e veçantë Bekos

Jurgen Klopp i beson sërish, Brajan Gruda grumbullohet nga Gjermania

Nga e njejta kategori
Uncategorized

Protestuesit qëllojnë me llastiqe drejt Kryeministrisë, te sofra e gurtë e dialogut vendosët pankarta ‘Fundi jua po vjen’

Uncategorized

The Atlantic: Pentagoni shkarkon gjeneralin që drejtonte planifikimin strategjik, Trump paralajmëron një ‘Tërbim epik 2”

Uncategorized

Olsi Shahini largohet nga drejtimi i konviktit Nr. 1, emërohet Glindxhet Madhi

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • kryeministria
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.