Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: I kërkuar nga SPAK për ndërmjetësim e një vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet Aldo Baho në Itali
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Aktualitet

I kërkuar nga SPAK për ndërmjetësim e një vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet Aldo Baho në Itali

SHARE

Një 37-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Itali, në kuadër të operacionit “The Wanted”. Bëhet fjalë për Aldo (Aleksander) Bahon, i dyshuar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe për ndërmjetësim në një vrasje të mbetur në tentativë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Baho u kap në qytetin e Asti-t, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, pas bashkëpunimit mes specialistëve të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe shërbimeve të Guardia di Finanza-s në Pisa.

Sipas hetimeve, në vitin 2022, 37-vjeçari dyshohet se, në kuadër të grupit kriminal ku bënte pjesë, ka ndërmjetësuar për vrasjen e shtetasit L. M., ngjarje që mbeti në tentativë.

Më 29 shtator 2026, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) i ka caktuar Bahos masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ai dyshohet për veprat penale “Vrasja”, e mbetur në tentativë dhe e kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Lexo gjithashtu

Joshua Wong dënohet me 10 vite burg në Hong Kong për bashkëpunim me forcat e huaja
Tiranë/ Arrestohet 49-vjeçari me precendentë, i gjendet pistoletë dhe municion
Llatja jep detaje pas zjarrit në Elbasan: Banorët janë evakuuar, një pjesë e pallatit e pabanueshme
Adriatik Llalla kërkon parashkrimin e dënimit me dy vite burg, seanca sot në GJKKO

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit “The Wanted”, në bashkëpunim me homologët italianë.

Kapet në Itali, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal, i dyshuar për ndërmjetësim për një vrasje të mbetur në tentativë.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, dhe shërbimeve të GdF-së në Pisa, Itali, u kap në Asti, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Aldo (Aleksander) Baho 37 vjeç, lindur në Elbasan.

Më datë 29.09.2026, GjKKO-ja i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Në vitin 2022, shtetasi Aldo (Aleksander) Baho dyshohet se në kuadër të grupit kriminal ku bënte pjesë, ka ndërmjetësuar për vrasjen e shtetasit L. M., krim i cili mbeti në tentativë.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri.

TAGGED:Aldo (Aleksander) Bahoitali
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Gjendet i vdekur në një hotel në Berlin zëvendëskryeministri i Bavarisë, Hubert Aiwanger

Raporti i KE-së ngre shqetësime për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Mangësi në AKU, laboratorë dhe kontrollet e pesticideve

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët, vendos sërish mesazhin “Dialog” para Kryeministrisë

Shpërthimi në Elbasan, gjendet i pajetë 69-vjeçari nën rrënoja, shkon në dy numri i viktimave

Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat

Nga e njejta kategori
Aktualitet

Horoskopi 5 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Kryesore Sport

Spektakël në Champions League, Como shkatërron Lensin 9-1! Fitore edhe për Realin, Liverpooli rrëzohet nga Muriqi

Aktualitet

Çfarë ndodhi me kamerat/ Tentuan të fshihnin krimin me historinë e ariut, zbardhen detaje të reja nga vrasja në Bulqizë

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.