Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Zgjedhjet e ardhshme vendore, KQZ letër partive politike: Të kemi votim elektronik në disa bashki
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetPolitike

Zgjedhjet e ardhshme vendore, KQZ letër partive politike: Të kemi votim elektronik në disa bashki

SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar që, për zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2027, të cilat pritet të zhvillohen në muajin maj, të ketë votim elektronik në tre ose katër bashki të mëdha.

Në letrën e firmosur dhe dërguar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, KQZ-ja u ka kërkuar partive politike të shprehin qëndrimin e tyre në lidhje me këtë iniciativë.

Po ashtu, në letër theksohet se KQZ-ja po vlerëson aspektet teknike, logjistike dhe administrative të shtrirjes së sistemit elektronik.

“Duke marrë në konsideratë aspektet teknike, logjistike dhe administrative, si dhe nevojën për implementim të qëndrueshëm dhe në kohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson se një shtrirje në 3 ose 4 bashki të mëdha përbën një qasje të arsyeshme dhe proporcionale”, theksohet në letër.

Letra e plotë:

Lexo gjithashtu

Rama: Shqipëria në kilometrin e fundit të negociatave me BE-në, progresraporti më i mirë deri më tani
Alarm me kërcënime për disa fluturime në Europë, avionët ushtarakë shoqërojnë pasagjerët
Blegtoria në krizë, Shoqata e Blegtorëve kërkon rritje subvencionesh dhe pagesa në kohë
Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës

Të nderuar,

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2027 dhe në funksion të modernizimit të proceseve zgjedhore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vlerëson mundësinë e shtrirjes së aplikimit të votimit dhe numërimit elektronik në një numër të caktuar njësish të qeverisjes vendore.

Në këtë drejtim, duke marrë në konsideratë aspektet teknike, logjistike dhe administrative, si dhe nevojën për implementim të qëndrueshëm dhe në kohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson se një shtrirje në 3 apo 4 bashki të mëdha përbën një qasje të arsyeshme dhe proporcionale. Për këtë arsye, çdo vendimmarrje për zgjerimin e këtij procesi duhet të mbështetet në një qëndrim të qartë dhe të konsoliduar të partive politike.

Në këtë kuadër, KQZ kërkon shprehimisht që partitë politike të paraqesin qëndrimin e tyre lidhur me mundësinë e zhvillimit të votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet vendore të vitit 2027, në disa bashki të mëdha, kohë përpara procesit zgjedhor.

Për sa më sipër, para se Ju të shprehni qëndrimin tuaj zyrtar, kërkojmë nga ana juaj të caktoni përfaqësuesin/t tuaj për të marrë pjesë në një takim konsultues në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ditën e premte, datë 9 tetor 2026, në orën 11:30. Lutem që të konfirmoni prezencën e përfaqësuesit/ve tuaj në këtë takim në adresën e postës elektronike: [email protected].

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan CELIBASHI

TAGGED:kqzzgjedhje
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Seanca në GJKKO, denoncimi i Ilir Metës: Po regjistrojnë bisedat e mia me avokatin në paraburgim

Cristiano Ronaldo njofton tërheqjen nga kombëtarja e Portugalisë pas 23 vitesh

Pentagoni përgatitje për ‘ditën e fundit’? Tre teoritë që ngrenë pikëpyetje: Sulm bërthamor, kolaps kibernetik apo kontroll global?

SPAK kërkon 302 vite burg për 15 të pandehurit e “Plumbit të Artë”, 10 vite për të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani

Tragjedia në Elbasan, drejtoresha e Institutit të Ndërtimit: Pallati i dëmtuar nga shpërthimi do të shembet

Nga e njejta kategori
Aktualitet

Shpërthim me tritol makinës në Elbasan, dëmtohet edhe automjeti ngjitur

Bota Përtej

Vance nis lëvizjet për epokën post Trump: Humbja e zgjedhjeve prej luftës me Iranin, rishikim marëdhënieve SHBA-Izrael

Bota

Zgjedhjet në SHBA, socialistët radikalë shfrytëzuan shansin për të fituar terren në Partinë Demokratike

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • moti
  • rusia
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.