Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Ngushëllim Manzin, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve, Selam dhe Nazmi Islamaj, si dhe plagosjen e vëllait të tyre, Shefqet Islamaj, në Bathore.
Gjatë seancës gjyqësore të drejtuar nga gjyqtari Edvan Veçani, avokati i Manzit kërkoi kryerjen e një ekspertize për të dokumentuar, sipas pretendimeve të mbrojtjes, dhunën e ushtruar ndaj të dyshuarit dhe prindërve të tij gjatë konfliktit mes dy familjeve.
Sipas avokatit, prindërit e Manzit janë dhunuar barbarisht, ndërsa edhe vetë i dyshuari është dhunuar gjatë përplasjes.
Konflikti mes dy familjeve dyshohet se nisi për kalimin e një betonierjeje pranë banesës së Manzit, në drejtim të shtëpisë së vëllezërve Islamaj.