Tre protestues janë paraqitur në Shërbimin e Urgjencës në Spitalin Universitar të Traumës, ku po marrin trajtim mjekësor pas lëndimeve të pësuara.
Sipas informacionit të fundit, të tre personat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë koshientë. Njëri prej protestuesve ka deklaruar se është lënduar gjatë ditës së djeshme, por është paraqitur në spital vetëm sot për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, edhe dy protestuesit e tjerë po marrin trajtim në urgjencë. Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi rrethanat e lëndimeve apo natyrën e tyre.