Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve në Shkodër është shoqëruar me tensione dhe incidente, ku raportohet për sulme ndaj godinave të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
Ngjarjet vijnë në ditën e tretë të protestave të të rinjve, të cilat janë shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit dhe janë shoqëruar me përplasje e dëme materiale.
Ndërkohë, gjatë shoqërimit nga policia, një i ri ka dëmtuar dorën. Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar lidhur me rrethanat e këtij rasti.
Protestuesit vijojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre, ndërsa situata në qytet mbetet e tensionuar.