Protesta e zhvilluar në Durrës është shoqëruar me tensione dhe ndërhyrjen e forcave të policisë. Mësohet se gjatë tubimit, disa të rinj kanë sulmuar filialin e Postës Shqiptare.
Pas ndërhyrjes së efektivëve, disa protestues janë shoqëruar nga policia, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë janë shpërndarë dhe tubimi është ndërprerë.
Deri më tani, nuk ka të dhëna të konfirmuara zyrtarisht për numrin e personave të shoqëruar apo për arsyet konkrete që çuan në ndërhyrjen e policisë.