Të mbledhur para Kryeministrisë në Tiranë, protestuesit kanë shprehur mbështetjen për Erjon Vishkullin, 28-vjeçarin që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së së shtunës.
Përmes thirrjeve dhe mesazheve të shkruara në bluza, pjesëmarrësit kanë përcjellë solidaritetin e tyre me të riun.
“Të gjithë jemi Erjon Vishkulli”, shkruhej në bluzat e disa protestuesve.
Tubimi vijon para Kryeministrisë, ndërsa situata paraqitet e qetë për momentin. Më herët, protestuesit u vunë flakën karrigeve të vendosura nga kryeministri Edi Rama për dialogun me të rinjtë, të cilët ai prej ditësh i ka ftuar për bisedime.