Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: “Demokratët Evropianë” kritikojnë Ramën për protestat, kryeministri: Shqipëria nuk meriton të bëhet çamçakëz në gojët mediokre të njerëzve
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Politike

“Demokratët Evropianë” kritikojnë Ramën për protestat, kryeministri: Shqipëria nuk meriton të bëhet çamçakëz në gojët mediokre të njerëzve

SHARE

“Demokratët Evropianë” kanë reaguar për protestat e zhvilluara në Tiranë, duke shprehur shqetësim për mënyrën se si autoritetet po menaxhojnë situatën. Në reagimin e tyre, ata përmendin edhe incidentet e ndodhura një ditë më parë gjatë hyrjes së deputetëve në Kuvend, ku policia shihet duke shoqëruar qytetarët.

“Demokratët Evropianë” theksojnë se protestat kanë hyrë në ditën e 101-të radhazi dhe se pamjet e fundit janë “thellësisht shqetësuese”. Sipas tyre, janë shtuar ndalimet dhe reagimi i policisë është dukur “disproporcionalisht i ashpër”.

Ata ngrenë gjithashtu pikëpyetje për persona pa uniforma që janë parë duke ndërhyrë gjatë protestave, duke kërkuar të sqarohet nëse bëhet fjalë për punonjës policie apo persona që veprojnë jashtë një zinxhiri të qartë përgjegjësie.

Në reagim përmendet edhe bllokimi dhe kufizimi i disa llogarive në rrjetet sociale të lidhura me protestat, një veprim që sipas “Demokratëve Evropianë” përbën shqetësim për lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion.

“Shqipëria, nën udhëheqjen e Edi Ramës, po përballet me një test serioz të standardeve të saj demokratike”, thuhet në reagim, ndërsa theksohet se një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian duhet të forcojë shtetin e së drejtës, të mbrojë liritë themelore dhe të garantojë të drejtën për të kundërshtuar, protestuar dhe shprehur lirshëm.

Lexo gjithashtu

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët, protestuesit vijojnë refuzimin
Takimi i Ramës me Mark Rutte, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë
SONDAZHI/ ‘Lista Studentore’ zgjedh përfaqësuesit nga politika: Korreshi më i votuari, Qori e Lapaj refuzohen
“Po më provokon”/ Rama debate me gazetaren në Bruksel për përplasjen me protestuesve e policisë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by European Democratic Party (@europeandemocrats)

Pas këtij reagimi ka ardhur edhe përgjigjja e kryeministrit Edi Rama, i cili i është drejtuar ashpër kritikëve dhe ka mbrojtur situatën demokratike në Shqipëri.

“Pra, për llojin tuaj të veçantë të demokratëve dembelë, pengimi i deputetëve për të hyrë në seancën e hapjes së Parlamentit qenka ‘kundërshtim’?”, shkruan Rama.

Kryeministri akuzon kritikët se e shohin situatën nga “komoditeti i tastierës”, ndërsa thekson se deputetët shqiptarë, nga e djathta në të majtë, janë përballur me abuzime verbale dhe dhunë fizike, përfshirë hedhjen e vezëve dhe gurëve.

Rama i referohet në mënyrë të veçantë edhe deputetes Iris Luarasi, duke e cilësuar atë një “deputete të nderuar, akademike të respektuar dhe një zë të njohur në mbrojtje të të drejtave të grave”.

Ai kritikon mënyrën se si ajo u trajtua gjatë përpjekjes për të mbërritur në Kuvend.

Në fund të reagimit, Rama u kërkon “Evropianëve Evropianë” të mos e përfshijnë Shqipërinë në atë që ai e konsideron si një debat të padrejtë politik.

“Ju lutem, lëreni Shqipërinë të qetë dhe mos e përfshini Shqipërinë në këtë. Shqipëria është një vend vërtet i lirë dhe shumë më demokratik se politika juaj dritëshkurtër”, shkruan kryeministri.

Reagimi i plotë i Edi Ramës

Pra, për llojin tuaj të veçantë të demokratëve dembelë, pengimi i deputetëve që të hyjnë në seancën hapëse të Parlamentit quhet “kundërshtim”?

Ndoshta kështu duket nga rehatia e tastierës suaj. Por, jo për kolegët tuaj shqiptarë, nga e djathta në të majtë, të cilët u detyruan të kalonin mes një korridori sharjesh dhe dhune fizike, me vezë e madje edhe gurë të hedhur ndaj tyre, vetëm që të arrinin në vendin e tyre të punës.

A nuk ju vjen turp të mbështesni një sjellje kaq të neveritshme dhe ta shisni atë si kundërshtim demokratik? Me sa duket, jo.

Meqë ra fjala, shikoni se si një deputete e nderuar, një akademike e respektuar dhe një mbrojtëse gjerësisht e njohur e të drejtave të grave, fyhet dhe keqtrajtohet nga modelet tuaja të “kundërshtimit”, teksa thjesht përpiqet të arrijë në vendin e saj të punës.

Dhe kjo nuk ishte as më e keqja nga ato që kolegëve tuaj shqiptarë iu desh të përballonin dje.

Keni ndonjë gjë për të thënë për këtë formë të veçantë të “kundërshtimit”, nga piedestali juaj i lartë demokratik? Apo shqetësimi juaj për demokracinë përfundon aty ku fillojnë faktet e pakëndshme?

Dhe ju lutem, lëreni Shqipërinë të qetë dhe mos e përfshini në këtë histori. Shqipëria është një vend realisht i lirë dhe shumë më demokratik sesa politika juaj mendjengushtë. Ajo nuk meriton të bëhet çamçakëz në gojët mediokre të njerëzve që i shkëmbejnë faktet me angazhim të lirë politik.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Trump uron demokratët për fitoren, por paralajmëron veto ndaj ligjeve të tyre

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ja si ndahen vendet në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve

Mullin paralajmëron hetim pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA për votimin nga joqytetarët

I mbështetur nga Trump, Byron Donalds fiton zgjedhjet në Florida, bëhet guvernatori i parë me ngjyrë në historinë e shtetit

Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, El-Sayed kryeson me diferencë të ngushtë ndaj Rogers

Nga e njejta kategori
Aktualitet Politike

Berisha: Rama i gatshëm të ndërmarrë çdo akt ndaj Veliajt nga frika se do humbasë bashkinë e Tiranës

Aktualitet Politike

“Në Serbi nuk ndryshoi muzika për Kosovën”/ Rama nga Brukseli: Mbyllim negocitatat me BE në fund të 2027-ës

Aktualitet Kryesore

Raporti i KE, Shqipëria mes vendeve më të avancuara në procesin e integrimit në BE

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.