Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zgjeruar hetimet në lidhje me dosjen KAYO, disa ditë pasi sekuestroi telefonat e biznesmenit amerikano-izraelit Ron Yeffet, administratorja e TIMAK, Arjeta Puca dhe administratorit të KAYO-s, Ardi Veliu.
Raportohet se, me paratë që kanë marrë nga Ministria e Mbrojtjes, Arjeta Puca dhe Ron Yeffet kanë hapur një biznes kuajsh dhe hipizmi, në ambientet e një resorti në pronësi të Ergys Agasit, në periferi të Tiranës.


Po ashtu, u raportua se këtë javë SPAK pritet të marrë në pyetje Pucën dhe Yeffet, në lidhje me destinacionin e parave. Ndërkohë, vijojnë hetimet pas sekuestrimit të kontratave në Ministrinë e Mbrojtes.