Shqipëria ka kaluar këtë të diel në orën dimërore. Në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat u kthyen 60 minuta pas, në orën 02:00.
Ndryshimi i orës sjell më shumë dritë gjatë mëngjesit, por bën që të errësohet më herët pasditeve.
Kalimi në orën dimërore bëhet çdo vit të dielën e fundit të tetorit, ndërsa rikthimi në orën verore kryhet të dielën e fundit të marsit.