Një protestë me dhunë e përplasje të forta po zhvillohet ditën e sotme para Ministrisë së Arsimit.
Ndërsa protestuesit kanë përdorur gurë e sende të forta përkundrejt policisë, kjo e fundit në shoqërimet e saj nuk ka shmangur dot aktet e forcës.
Në disa prej pamjeve nga tubimi duket momenti kur një vajzë nxirret me forcë nga mjediset e një lokali, ku ishte futur për t’i shpëtuar gazit lotsjellës dhe ujëhedhësit të policisë.
Ky moment irritoi edhe qytetarët përreth, të cilët iu drejtuan policisë më thirrjet për lirimin e të resë dhe tërheqjen e tyre.