Partia Demokratike ka njoftuar krijimin e një grupi avokatësh që do të ofrojë asistencë ligjore për studentët dhe protestuesit që shoqërohen, ndalohen apo arrestohen në lidhje me pjesëmarrjen në protestat studentore.
Përmes një njoftimi, Sekretariati për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore i PD-së bën të ditur se avokatët do të jenë në dispozicion 24 orë në 7 ditë, për të ofruar mbështetje pranë organeve të Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe Gjykatave.
Sipas PD-së, qëllimi i këtij shërbimi është garantimi i të drejtave ligjore të protestuesve dhe mbrojtja e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Grupi i avokatëve përbëhet nga Marash Logu, Eda Grimci, Adriana Kalaja, Franc Nuri, Shaqir Manjani, Besart Logu dhe Ledio Nuraj.
Protestuesit që kanë nevojë për asistencë ligjore mund të kontaktojnë në numrin e emergjencës të vënë në dispozicion nga PD-ja: 067 482 5149.
Njoftimi:
Partia Demokratike, nëpërmjet Sekretariatit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, njofton krijimin e një grupi avokatësh, të cilët janë në dispozicion 24 orë në 7 ditë, për të ofruar asistencë dhe mbështetje ligjore për çdo protestues që shoqërohet, ndalohet apo arrestohet në lidhje me pjesëmarrjen në protestat studentore.
Grupi i avokatëve do të ofrojë asistencë ligjore pranë organeve të Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe Gjykatave, me qëllim garantimin e të drejtave ligjore të çdo protestuesi dhe mbrojtjen e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Grupi i avokatëve përbëhet nga:
- Marash Logu
- Eda Grimci
- Adriana Kalaja
- Franc Nuri
- Shaqir Manjani
- Besart Logu
- Ledio Nuraj
Çdo protestues që ka nevojë për asistencë ligjore mund të kontaktojë në çdo kohë në numrin:
📞 067 482 5149
Partia Demokratike dhe Sekretariati për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore ritheksojnë rëndësinë e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të protestuesve, si dhe të garantimit të procesit të rregullt ligjor për çdo qytetar që përballet me procedura policore apo gjyqësore.
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE