Protesta në Tiranë vijon prej orëve të mëngjesit, me studentët dhe protestuesit e tjerë të mbledhur në bulevardin përpara Kryeministrisë. Situata është shoqëruar me tensione, ndërsa ndaj turmës është hedhur një sasi e konsiderueshme gazi lotsjellës.
Paralelisht me përplasjet në bulevard, janë regjistruar edhe incidente me dëme materiale. Një tjetër kioskë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është përfshirë nga flakët.
Pas djegies së kioskës, zjarri është përhapur edhe te disa pemë përgjatë bulevardit, të cilat janë përfshirë nga flakët e ndezura gjatë protestës.
Ndërkohë, situata në kryeqytet vijon të mbetet e tensionuar, teksa protesta vazhdon përpara godinës së Kryeministrisë.