Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Raporti/ Shqiptarët parkojnë ku të duan, 1 në 3 gjoba për qëndrime të ndaluara
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Aktualitet

Raporti/ Shqiptarët parkojnë ku të duan, 1 në 3 gjoba për qëndrime të ndaluara

SHARE

Shkeljet e rregullave të parkimit dhe qëndrimit në rrugë përbëjnë pjesën më të madhe të masave administrative të vendosura ndaj drejtuesve të automjeteve në vend. Sipas publikimit më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), gjatë vitit 2025, 34% e masave administrative lidheshin me qëndrimet dhe pushimet e ndaluara, nga 31,1% një vit më parë dhe 30% në vitin 2023.

Të dhënat tregojnë se parkimi dhe qëndrimi në vende të ndaluara vijojnë të jenë shkeljet më të shpeshta të konstatuara nga Policia Rrugore, ndërsa pesha e tyre në totalin e kundërvajtjeve është rritur për të tretin vit radhazi.

Në vend të dytë renditet mosrespektimi i normave të shpejtësisë, me 18,9% të masave administrative, nga 25,4% në vitin 2024. Mosrespektimi i sinjalizimeve rrugore përbënte 14,3% të masave, nga 12,6% një vit më parë.

Parakalimet e gabuara zinin 7,7% të masave, qarkullimi pa rrip sigurimi apo sisteme fiksimi 5,5%, ndërsa përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit përbënte 3,4%.

Në total, masat administrative për shkeljet rrugore u rritën me 2,2% krahasuar me vitin 2024.

Lexo gjithashtu

Nuk ka ndodhur vetëm me Trump/ Obama e Clinton humbën më shumë vende në zgjedhjet e mesmandatit në 94-ën e 2010-ën
Zbulohet papirusi 1.600-vjeçar që mund të rrëfejë një episod të panjohur të jetës së Jezusit
‘Kundër 3 VKM-ve’/ Një përfaqësi e studentëve dërgon në Kushtetuese vendimet e qeverisë që pengojnë grumbullimet para institucioneve
Kaos në futbollin brazilian/ 53 kartonë të kuq pas përleshjes në gjysmëfinalen U-20

Më pak aksidente, por më shumë viktima

Ndërkohë që masat administrative u rritën, numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri shënoi rënie gjatë vitit 2025. Sipas INSTAT, u regjistruan 1.375 aksidente, nga 1.666 në vitin 2024, një ulje prej 17,5%.

Gjithsesi, numri i personave që humbën jetën u rrit me 14,3%, ndërsa treguesi i vdekshmërisë arriti në 14,5 të vrarë për 100 aksidente, nga 10,5 një vit më parë.

Në total, 1.913 persona mbetën të vrarë ose të plagosur në aksidentet rrugore, nga 2.255 në vitin 2024.

Sipas INSTAT, sjellja e drejtuesve të mjeteve ishte shkaktare e 87,9% të aksidenteve, ndërsa sjellja e këmbësorëve përbënte 12,1% të rasteve.

Drejtuesit me mbi nëntë vite eksperiencë në drejtimin e automjeteve shkaktuan 49,2% të aksidenteve, ndërsa ata me deri në tre vite eksperiencë, 16,3%.

Grupmosha 25-34 vjeç regjistroi numrin më të lartë të aksidenteve të shkaktuara nga drejtuesit e mjeteve, me 331 raste, ose 24,1% të totalit.

Tirana vijoi të kryesojë për numrin e aksidenteve, me 447 raste, ose 32,5% të totalit kombëtar, megjithëse shënoi rënie nga 552 aksidente në vitin 2024. Lezha renditej e dyta me 169 aksidente, e ndjekur nga Korça me 134 dhe Fieri me 117.

Korça regjistroi një rritje të ndjeshme të aksidenteve, nga 60 në vitin 2024 në 134 gjatë vitit 2025, ndërsa Durrësi shënoi ulje nga 172 në 91 aksidente.

Sipas kategorisë së rrugëve, 28,3% e aksidenteve ndodhën në rrugët interurbane dytësore dhe 23,2% në rrugët urbane dytësore. Rreth 88,1% e aksidenteve u regjistruan në kushte moti të thatë.

E hëna ishte dita me numrin më të lartë të aksidenteve, me 231 raste, ndërsa intervali 08:00-12:00 përqendroi 21,7% të tyre.

Raporti i aksidenteve për 1.000 mjete në qarkullim ra në 1,3 gjatë vitit 2025, nga 1,7 në vitin 2024, sipas të dhënave të INSTAT./ Monitor.al

TAGGED:gjobaparkimshqiptaret
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

E qëlluan me pistoletë pas shpine dhe më pas me sëpatë në kokë, zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë

Berisha: KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, Rama është bërë mburojë për korrupsionin

Greqi/ Dy avionë të Aegean Airlines alarmohen për bomba, pasagjerët evakuohen pas uljes

Kane dhe Bayern zgjasin ‘martesën’, shifra rekord në kontratën e re për fituesin e  Topit të Artë

Bileta fituese në New Jersey, amerikani fiton xhekpotin prej 847 milionë dollarësh

Nga e njejta kategori
Aktualitet Politike

Rama diskuton me socialistët mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme, ja data në shqyrtim

Aktualitet Kryesore

Elektricisti humb jetën gjatë punës në Dibër, dyshohet se e zuri poshtë shtylla elektrike

Bota

Ish-agjentja e FBI-së paralajmëron për sulme kibernetike ndaj supermarketeve: Ushqimi mund të kthehet në armë psikologjike

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • moti
  • erion veliaj
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.