Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Rama: Rusia dhe Irani, pas protestave në Tiranë
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetPolitike

Rama: Rusia dhe Irani, pas protestave në Tiranë

SHARE

Kryeministri Edi Rama ka ngritur shqetësime për ndërhyrje të huaja në protestat e zhvilluara në Tiranë, duke përmendur Rusinë dhe Iranin si pjesë të asaj që e cilësoi një sulm të mirëkoordinuar ndaj Shqipërisë.

Sipas Ramës, krahas pakënaqësive të qytetarëve, në protestat dhe debatet publike po veprojnë edhe struktura të ndikimit të jashtëm. Ai përmendi gjithashtu aktivitetin në internet, duke pretenduar se mijëra profile të lidhura me Iranin janë aktivizuar për të ndikuar në debatet që lidhen me Shqipërinë.

“Rusia nuk është partnere e Shqipërisë, Rusia nuk është një vend që e do Shqipërinë një vend më të mirë, që e do Shqipërinë një vend stabël dhe që e do Shqipërinë në BE”, deklaroi kryeministri.

Protestat e dhunshme, Rama takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Janë të frymëzuar nga Antifa! Nuk negociojmë

Rama u shpreh se nuk e konsideron rastësi mbështetjen që, sipas tij, i është dhënë protestave nga qarqe të lidhura me ndikimin rus. Ai iu referua edhe deklaratave të një figure ruse, e cila, sipas kryeministrit, ka përshëndetur shqiptarët që kundërshtojnë rendin demokratik europian.

Kryeministri përmendi edhe aktivitetin e profileve që, sipas tij, vijnë nga Irani, duke e cilësuar atë si pjesë të një përpjekjeje për të ndikuar në debatet publike në Shqipëri.

Lexo gjithashtu

Fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Populli amerikan do politikën që bashkon njerëzit, jo që i ndan
Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, çfarë mund të bëjnë me shumicën në të dyja dhomat?
Komisioni zgjedhor në Izrael hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk u gjetën prova për manipulim të zgjedhjeve
Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë aeroportit “Nënë Tereza”, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka emergjencë reale

Rama: Rusia nuk është partnere e Shqipërisë, Rusia nuk është një vend që e do Shqipërinë një vend më të mirë, që e do Shqipërinë një vend stabël dhe që e do Shqipërinë në BE.

Nuk është rastësi që babai ideologjik i Vladimir Vladimirovicit në Kremlin del dhe përshëndet kombin shqiptar, përshëndet kombin shqiptar të ortodoksëve që po tregojnë kush janë dhe po i kundërvihen rendit demokrat evropian. Nuk është rastësi. Ne e dimë që ditën e parë që u shfaqen flamingohet, ashtu si shumë qytetari i solli dallga e pakënaqësisë, ishte edhe dallga e influencës ruse.

Ashtu sikundër u vunë në lëvizje me mijëra profile edhe nga republika terroriste e Iranit për të mbrojtur natyrën në Shqipëri. Si mund të jenë këto rastësisra. Nuk ka rastësi. Këtu Shqipëria është bërë pjesë e shënjestrave të një sulmi të mirë-koordinuar nga një forcë e vjetër, që nga presidenti i SHBA është shpallur organizatën terroriste.

TAGGED:edi ramaPoliciaprotestaprotestestudentetirane
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, gjendet i vrarë 53-vjeçari në Bulqizë

Lezhë/ Shpërthim me lëndë plasëse në një automjet, nuk raportohet për të lënduar

Hakeem Jeffries drejt drejtimit të Dhomës së Përfaqësuesve, mund të bëhet kryetari i parë me ngjyrë

Aksident fatal në Durrës, humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, drejtuesi largohet nga vendngjarja

Trump uron demokratët për fitoren, por paralajmëron veto ndaj ligjeve të tyre

Nga e njejta kategori
Aktualitet Kryesore

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët, protestuesit vijojnë refuzimin

Bota

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ja si ndahen vendet në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve

Bota

Mullin paralajmëron hetim pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA për votimin nga joqytetarët

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.