Kryeministri Edi Rama është përballur me një incident në Manzë, pak para nisjes së mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit.
Një grup të rinjsh i kanë dalë përpara eskortës së kryeministrit dhe kanë qëlluar me vezë automjetin luksoz me të cilin ai po udhëtonte.
Ngjarja ka ndodhur gjatë lëvizjes së eskortës drejt vendit ku do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë së PS-së.