Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Ervin Demo, doli në një deklaratë për shtyp pak përpara nisjes së protestës kombëtare të paralajmëruar për sot. Rama bëri të ditur se Shqipëria është në kontakt të vazhdueshëm me Italinë dhe Francën, ku gjithashtu janë regjistruar trazira dhe autoritetet kanë shtuar masat e gatishmërisë.
Sipas kryeministrit, protestat synojnë destabilizimin e vendit dhe devijimin e rrugës politike të Shqipërisë. Ai pretendoi se pas personave të përfshirë qëndrojnë krimi i organizuar dhe ndikime të huaja, pa paraqitur në deklaratën e cituar prova konkrete për këto akuza.
Gjatë deklaratës, kryeministri pranoi se ekzistojnë problematika të shoqërisë dhe të familjeve që kërkojnë zgjidhje, por kundërshtoi atë që e cilësoi si përdorim të dhunës në emër të studentëve.
Ai vijoi duke pretenduar se qëllimi i protestave është destabilizimi i vendit dhe se pas tyre qëndrojnë grupe të krimit të organizuar dhe ndikime të huaja.
“Qëllimi është shumë i qartë: destabilizim i vendit dhe devijim i rrugës sonë, duke na kthyer pas në të shkuarën. Natyrisht që pas atyre personave qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja”, deklaroi kryeministri.
Rama kritikoi gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, disa media kanë trajtuar listën e personave të përfshirë në incidentet e protestave dhe akuzoi ato për relativizim të dhunës.
Rama: Së bashku me të dyja këto vende jemi në kontakt të vazhdueshëm duke qenë se njëkohësisht në të tria vendet tona flama e terrorit urban të ANTIFA-s është shfaqur me forcën e vet të verbër dhe ndërkohë kemi një sërë specifikash që i ndjekim me shumë kujdes.
Qëllimi është shumë i qartë destabilizim i vendit dhe devijim i rrugës sonë duke na kthyer pas në të shkuarën. Natyrisht që pas atyre personave, qëndorjnë krimi i organizuar dhe duar të huaja. Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte reagimi i ekraneve të korruptuara ndaj një liste që të gjithë do t’i bënte të reflektonin dhe relativizimi i mëtejshëm i dhunës gjithnjë në emër të studentëve.
Këtu nuk ka asnjë moment tjetër transformues përveçse një sfide të hapur me probleme që kërkojnë adresim, të shoqërisë, të familjeve të zakonshme, të tëra legjitime dhe dhunës, gjuhës së gurit, hurit, zjarrit, urrejtjes, ofendimeve e kërcënimeve që nuk mund të fitojë një status qytetarie nëse nuk duam një të nesërme të sigurtë