Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Rama prezanton “Shkallën e Meritës”: Javës tjetër do të krijojmë Ministrinë e Administratës Publike
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetPolitike

Rama prezanton “Shkallën e Meritës”: Javës tjetër do të krijojmë Ministrinë e Administratës Publike

SHARE

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se një nga problemet më serioze të administratës publike në Shqipëri mbetet mungesa e lidhjes mes performancës në punë dhe avancimit në karrierë. Gjatë prezantimit të reformës “Shkalla e Meritës”, ai theksoi nevojën për një sistem vlerësimi që shpërblen angazhimin dhe vendos përgjegjësi për mosrealizimin e detyrave.

Sipas Ramës, shumica dërrmuese e nëpunësve civilë të pyetur mendojnë se puna apo mungesa e angazhimit nuk ndikojnë në vlerësimin e tyre profesional dhe në mundësitë për t’u ngritur në detyrë.

“Ajo që mbetet shumë serioze, më shumë se në të tjerat, është se shumica dërrmuese e nëpunësve, e njerëzve të administratës, thonë se nëse punon apo nuk punon, kjo duket sikur nuk ka rëndësi për sa kohë që vlerësohesh dhe rritesh në karrierë. Dhe më keq akoma, ajo që e bën edhe më negativ këtë vlerësim, është fakti që nuk ka pasoja negative në vlerësim për ata që nuk punojnë”, u shpreh kryeministri.

Kreu i qeverisë tha se meritokracia dhe mënyra e përzgjedhjes së punonjësve të administratës kanë qenë ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve. Sipas tij, kërkesa për më shumë transparencë dhe mundësi të barabarta në punësimin publik është shprehur edhe përmes protestave dhe pakënaqësive të akumuluara.

Lexo gjithashtu

E rëndë në Gjermani/ Avioni shpërthen në ajër dhe rrëzohet në zonë të banuar. Raportohet për viktima e të plagosur
PD nis mbledhjen e firmave për referendumin kundër kullave në Parkun Rinia
I riu shqiptar që vrau nënën në Itali, përfundon në psikiatri
SHBA e Irani pranë marrëveshjes, Teherani gatishmëri edhe për të diskutuar programin bërthamor

Rama pranoi gjithashtu se kishte pasur skepticizëm për mundësitë e rritjes reale të cilësisë së administratës publike, veçanërisht gjatë procesit të përgatitjes së Shqipërisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Në këtë kuadër, “Shkalla e Meritës” prezantohet si një tjetër komponent i transformimit të administratës, krahas nismave BESA dhe platformës “Pasqyra”.

“Unë vetë kam qenë skeptik për mundësitë e rritjes reale të cilësisë së administratës dhe, në një farë mënyre, i shqetësuar për faktin që pasi ne të realizonim me sukses daljen nga tuneli ku qëndruam për disa vite, tuneli i poshtërimit, e kam pagëzuar unë, për të hapur negociatat”, tha ai.

Sipas kryeministrit, procesi i vlerësimit do të nisë nga drejtuesit e lartë të administratës, veçanërisht sekretarët e përgjithshëm të ministrive, për shkak të rolit të tyre në funksionimin e institucioneve.

“Ne kemi ndërmarrë një proces transformues, jo shumë të bujshëm, të them të drejtën, por në mënyrë të konsiderueshme të thellë, duke filluar nga BESA, duke kaluar te Pasqyra, e cila do të mbledhë të gjithë shtetin në një vend të vetëm, duke vazhduar me pranimin besnik, ndërkohë që sot kemi një komponent të ri, që është Shkalla e Meritës”, deklaroi Rama.

Rama bëri të ditur se nëpunësit mund t’i nënshtrohen testimeve periodike, përmes të cilave do të kenë mundësi të rrisin pikët e vlerësimit dhe të avancojnë në karrierë.

Një tjetër çështje që kërkon zgjidhje, sipas tij, është vazhdimësia në administratë për të rinjtë që përfundojnë programet e ekselencës. Kryeministri theksoi se në disa raste, edhe ata që kanë pasur performancë të lartë mbeten jashtë sistemit pas përfundimit të periudhës së punës.

Reforma synon të forcojë përgjegjshmërinë, të rrisë profesionalizmin dhe të krijojë një lidhje më të qartë mes rezultateve në punë dhe mundësive për avancim në administratën shtetërore.

“Sekretarët e përgjithshëm janë fillimi i një procesi vlerësimi që shkon nga lart-poshtë dhe ku, nëse ata çedojnë, çedon i gjithë sistemi Pra, vit pas viti, apo sipas kalendarit të paracaktuar, të gjithë mund të kalojnë në testime, ku mund të rrisin pikët e tyre dhe mundësitë për t’u ngjitur një shkallë më lart. Dhe e fundit që kam është ajo që ndodh me ekselencën dhe me ata që hyjnë për të ndjekur një program njohjeje dhe për të hedhur një hap drejt administratës, të cilët, në shumë raste, pasi u mbaron ai vit pune, mbeten jashtë sistemit dhe përballen me pamundësinë për të vazhduar, edhe në rastet kur kanë performuar shumë mirë. Edhe kjo është diçka që duhet parë me kujdes, në mënyrë që të mos kemi një ndërprerje brutale të marrëdhënies”, tha ai.

Ndërsa më tej Rama vlerësoi punën e ministres së Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni, duke shprehur besimin se ajo do të udhëheqë krijimin dhe funksionimin e institucionit të ri.

“Dua ta ndaj me ju sot që do të krijojmë javën e ardhshme ministrinë e Administratës Publike, pikërisht sepse tanimë më tema e administratës publike është një temë shumë qendrore e punës së qeverisë dhe e shtetbërjes së mëtejshme europiane të Shqipërisë. Është nevoja që përmes Ministrisë së Administratës Publike, një model që e kanë dhe shumë vende të tjera europiane, ne të zgjerojmë gamën e detyrave, gamën e punëve, gamën e ambicieve për të ngritur më lart shtetin europian të shqiptarëve”, deklaroi Rama.

TAGGED:adiministrata publikeadministrata publikeedi rama
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Rama: Politikë të re të strehimit, hapësira të reja për studentët. Inspektorët jo për gjoba, të marrin fund kontrollet e befasishme

Si po i trajton Gjermania protestat e Brezit Z

Shqipëria drejt BE-së: Sa realist është afati i fundvitit 2027?

Presidenti i Izraelit përfundon konsultimet, 67 deputetë mbështesin Gadi Eisenkotin. Mandati për qeverinë jepet të dielën

Të hënën rinis punën Komisioni i Reformës Zgjedhore, Bylykbashi: Kërkojmë lista të hapura

Nga e njejta kategori
Aktualitet Politike

Veliaj publikon mesazhin me AI: Edhe në Hënë të më internojnë, do t’u qëndroj besnik prioriteteve të mia! Ja projektet që miratova sot

Aktualitet Kryesore

Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe Durrës

Aktualitet Dosje

Vrasja e Urim Fikut, bashkëshortja dhe i biri nuk pranojnë autorësinë në gjykatë

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • moti
  • erion veliaj
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.