Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Rama inspekton dëmet nga protestat në Tiranë: Bizneset e prekura do të ndihmohen, aplikimet përmes “Dëmi im”
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetKryesorePolitike

Rama inspekton dëmet nga protestat në Tiranë: Bizneset e prekura do të ndihmohen, aplikimet përmes “Dëmi im”

SHARE

Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në terren këtë të shtunë për të parë nga afër dëmet e shkaktuara në kryeqytet gjatë protestave studentore. Gjatë vizitës, ai është ndalur te bizneset e dëmtuara, duke bërë të ditur se do të kryhen verifikime dhe do të ofrohet ndihmë për subjektet e prekura.

Rama njoftoi se bizneset mund të aplikojnë përmes një dritareje të posaçme në portalin e-Albania, të quajtur “Dëmi im”, ku do të regjistrojnë dëmet dhe do të dorëzojnë dokumentacionin përkatës.

Sipas kryeministrit, bizneset duhet të plotësojnë të dhënat e identifikimit, NIPT-in, adresën elektronike, numrin e telefonit dhe informacionin mbi sipërfaqen e dëmtuar. Gjithashtu, duhet të deklarojnë kompaninë e sigurimit, nëse kanë një të tillë, dhe të ngarkojnë fotografi, fatura dhe dokumente të tjera që provojnë dëmet.

Pas mbledhjes së aplikimeve, institucionet do të kryejnë verifikimet përkatëse dhe do të hartojnë një regjistër të dëmeve, mbi bazën e të cilit do të organizohet ndihma për bizneset e prekura. Gjatë prononcimit, kryeministri theksoi se respekton të drejtën e studentëve dhe të qytetarëve për të protestuar, duke e cilësuar zërin e të rinjve si të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Megjithatë, ai dënoi aktet e dhunës dhe shkatërrimin e bizneseve e të pronës publike dhe private, duke paralajmëruar se personat përgjegjës do të përballen me pasojat ligjore.

Lexo gjithashtu

Trump uron demokratët për fitoren, por paralajmëron veto ndaj ligjeve të tyre
Rama përsërit ftesën për dialog me studentët, protestuesit vijojnë refuzimin
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ja si ndahen vendet në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve
Mullin paralajmëron hetim pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA për votimin nga joqytetarët

“I respektoj studentët, i çmoj si motorin e së ardhmes, si shtysën për të ecur përpara. Zëri i tyre, i të rinjve që sot kanë nevojë të protestojnë, do të dëgjohet me respekt. Por pikërisht se të rinjtë janë e ardhmja jonë, s’do të lejoj që të rrezikohet askush”, deklaroi Rama.

Rama: Do të bëjmë verifikime. Kemi bërë gati një dritare që do të shfaqet sot te E-Albania. Quhet ‘Dëmi im’ dhe këtu mund regjistroheni, duke dhënë identitetin e personit dhe NIPT-in dhe emailin, telefonin, të dhënat dhe sipërfaqja dhe kompania e sigurimit nëse keni.

Më pas do të ngarkoni dokumentet që janë pamjet, bashkë me çdo dokumentacion mbështetës që keni, fatura. Do të shihet dhe raporti që keni me shtetin, pagesat dhe detyrimet. Pasi të bëjmë verifikimet dhe të mbledhin një regjistër të dëmeve, do ju vimë në ndihmë të gjithëve.

Prej ditës së sotme, biznesi i vogël që është dëmtuar nga dhuna e dorës qore, ka një dritare për t’u ndihmuar. 10 grupe verifikime nga Tatimet do të jenë në terren për të mbledhur të dhënat mbi biznesin e vogël në Tiranë. Do të jemi bashkë, me ato familje që kanë humbur pasurinë dhe do t’i kthejmë këto gërmalla në sukses.

I respektoj studentët, i çmoj si motori i të parës, si shtysën për të ecur përpara. Zëri i tyre, i të rinjve që sot ka nevojë të protestojë, do të dëgjohet me respekt. Por pikërisht se të rinjtë janë e ardhmja jonë, s’do të lejoj që të rrezikohet askush. As për përfitime të atyre duarve të pista që janë kthyer për të shkatërruar, as ato duar të huaja.

TAGGED:edi ramaPoliciaprotestastudente
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
1 Comment 1 Comment
  • Pingback: Kryeministria publikon pamjet e grabitjes së një biznesi Tiranë: Ja si protestuesit marrin produktet dhe largohen - Altmedia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

I mbështetur nga Trump, Byron Donalds fiton zgjedhjet në Florida, bëhet guvernatori i parë me ngjyrë në historinë e shtetit

Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, El-Sayed kryeson me diferencë të ngushtë ndaj Rogers

Trump: Do t’i pranoj rezultatet e zgjedhjeve dhe jam i gatshëm të bashkëpunoj me demokratët

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, Demokratët marrin kontrollin e Senatit, projektohen fitues edhe në Dhomën e Përfaqësuesve

Horoskopi 4 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Nga e njejta kategori
Dosje Rajoni

Pas 27 vitesh/ Zbardhet fati i tre prej intelektualëve të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Identifikohen me ADN mbetjet mortore në Kalludër dhe Jabukë

Sport

Champions League pa frena/ Përmbysje, goleada dhe fitore të mëdha në një natë spektakolare

Aktualitet Politike

Takimi i Ramës me Mark Rutte, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.