Kryeministria ka publikuar një video me pamje nga kamerat e sigurisë, ku shfaqet momenti kur një grup personash hyjnë në një parfumeri gjatë protestës në Tiranë dhe marrin produkte nga dyqani.
Protesta e studentëve dhe qytetarëve në kryeqytet u shoqërua me incidente, përplasje me policinë dhe dëmtime të pronës publike e private. Gjatë tubimit, disa persona hodhën gurë dhe sende të forta drejt efektivëve dhe godinës së Ministrisë së Arsimit, ndërsa u raportuan edhe dëmtime në biznese.
Në pamjet e publikuara, personat shihen duke hyrë në ambientet e parfumerisë pasi dëmtohet hyrja. Më pas, ata marrin produkte nga dyqani, ndërsa kamerat regjistrojnë edhe dëmet e shkaktuara në ambientet e brendshme.
Incidentet gjatë protestës kanë sjellë edhe ndërhyrjen e policisë. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, 10 persona janë arrestuar dhe 22 të tjerë janë proceduar penalisht lidhur me ngjarjet e regjistruara gjatë tubimit.
Në pjesën përmbyllëse të videos shfaqet kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në biznesin e dëmtuar.