Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot për situatën e krijuar nga protesta përmes një fotolajmi e një mesazhi.
Duke bërë publike një tabelë të sinjalistikës rrugore të rrëzuar në tokë në të cilën shkruhej: “I ëill never stop loving Abania ( Nuk do ndalem kurrë së dashuruar Shqipërinë)’’, kreu i qeverisë ka shkruar:
“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë’’.