Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Pse fëmijët duhet të mësojnë të lexojnë botën me hundë
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Uncategorized

Pse fëmijët duhet të mësojnë të lexojnë botën me hundë

SHARE

Fëmijët duhet të edukohen më mirë për aromat, sepse nuhatja nuk është thjesht një shqisë dytësore, por një mënyrë për të kuptuar botën, kujtesën, ushqimin, rrezikun dhe madje edhe veten. Këtë argument ngre historiani i aromave, Dr. Will Tullett, nga Universiteti i York-ut, sipas të cilit shkollat duhet t’i mësojnë fëmijët të “angazhojnë hundën” po aq natyrshëm sa mësojnë të shohin, të lexojnë apo të përshkruajnë ngjyrat.

Sipas tij, ndotja mund të dëmtojë aftësinë tonë për të nuhatur, ndërsa jeta moderne po e ndryshon në mënyrë artificiale marrëdhënien me aromat. Shumë gjëra rreth nesh, nga margarina te brendësia e makinave, madje edhe shtëpitë tona, janë zhveshur nga aroma e tyre natyrale dhe janë “riparfumosur” me aroma sintetike. Pyetja, thotë Tullett, është se çfarë i bën kjo shpërthim aromash artificiale aftësisë sonë për të dalluar nuancat e vërteta të erërave.

Ai propozon një lloj edukimi nuhatës që mund të nisë në shkollë, por edhe në shtëpi. Fëmijët mund të nxiten të nuhasin më shumë gjëra, fruta, erëza, libra, dru, tokë, ushqime, rroba, tregje, hapësira të ndryshme. Sa më shumë të nuhasim, aq më shumë pasurojmë fjalorin me të cilin përshkruajmë botën. Somelierët, kujton ai, bëjnë pikërisht këtë: ecin nëpër tregje, nuhasin gjithçka dhe ndërtojnë një arkiv kujtimesh aromatike.

Nuhatja nuk është vetëm poezi shqisore. Ajo ka edhe funksion praktik. Një shembull i thjeshtë është siguria ushqimore: aftësia për të dalluar nëse një ushqim është ende i freskët apo duhet hedhur, pa u varur vetëm nga data e skadencës. Por lidhja është edhe më e thellë. Studime të shumta kanë treguar se aftësia për të shijuar aromat lidhet fort me mirëqenien psikologjike, ndërsa humbja e nuhatjes shpesh shoqërohet me ankth, depresion dhe simptoma të tjera.

Tullett kundërshton idenë se njerëzit nuk e vlerësojnë nuhatjen. Përkundrazi, kur pyeten, ata kujtojnë menjëherë aroma të lidhura me fëmijërinë, shtëpinë, njerëzit e dashur, frikën apo humbjen. Problemi, sipas tij, është se njerëzve rrallë u jepet gjuha dhe besimi për të folur për aromat.

Lexo gjithashtu

Greqi/ Dy avionë të Aegean Airlines alarmohen për bomba, pasagjerët evakuohen pas uljes
Jasir Asani protagonist absolut në Champions-in aziatik, gol dhe vlerësimi si më i miri i ndeshjes
Mbyllet një epokë/ Listat e Kombëtareve të Brazilit dhe Argjentinës, pa Neymar dhe Messin
Ambasadorja e BE takim me kreun e grupit të PD: Diskutuam për integrimin, reformat e Kuvendin

Në librin e tij të ri, Sniff: A History of Smells, që pritet të botohet më 8 shtator, Tullett rrëzon edhe një klishe të zakonshme: idenë se e kaluara “mbante më shumë erë”. Sipas tij, e kaluara nuk vinte më shumë apo më pak erë se e tashmja; thjesht kishte aroma të tjera.

Dhe këtu çështja bëhet më politike. Aromat, thotë ai, janë përdorur shpesh për të shënuar dallime dhe për të diskriminuar. Qiramarrës të refuzuar për shkak të paragjykimeve mbi aromat e ushqimit të tyre, të pastrehë të stigmatizuar për “erë të tepërt”, komunitete të tëra të gjykuara përmes hundës së të tjerëve.

Prandaj, sipas Tullett, duhet të jemi më të vetëdijshëm për mënyrën si i gjykojmë aromat dhe më empatikë ndaj preferencave të të tjerëve. Sepse një nuhatje e menduar mirë nuk na ndan domosdoshmërisht; mund të na ndihmojë të kuptojmë më mirë veten dhe njerëzit përreth.

Në fund, çdo epokë lë aromën e vet. Për Britaninë e shekullit XXI, Tullett përmend dezinfektuesin e duarve, zjarret dhe ndotjen e ujit. Edhe aroma nostalgjike e zjarrit me dru, paralajmëron ai, mund të ndryshojë kuptim: nga kujtim i ngrohtë shtëpie, në shenjë frike për një botë që digjet më shpesh.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Kriza bankare trondit Paraguain, paratë e klientëve në pikëpyetje! Dorëhiqet Presidenti

“Do dal i pastër si loti nga kjo betejë” – Thaçi përcjell mesazh të fortë nga Haga

Aktorja e njohur ndahet nga jeta pas një problemi me zemrën

Llogaritë e fundit në Nations League, Maran shpall nesër listën e kuqezinjve

Mjeku lë Gjermaninë pas 17 vitesh karrierë: Nuk dua që puna të më marrë gjithë jetën

Nga e njejta kategori
Uncategorized

Protestuesit qëllojnë me llastiqe drejt Kryeministrisë, te sofra e gurtë e dialogut vendosët pankarta ‘Fundi jua po vjen’

Uncategorized

The Atlantic: Pentagoni shkarkon gjeneralin që drejtonte planifikimin strategjik, Trump paralajmëron një ‘Tërbim epik 2”

Uncategorized

Olsi Shahini largohet nga drejtimi i konviktit Nr. 1, emërohet Glindxhet Madhi

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.