Situata në Tiranë është tensionuar gjatë protestës, ku disa biznese në zonën e Kullave Binjake kanë pësuar dëme materiale. Sipas informacioneve të raportuara, në ambientet e bizneseve janë thyer xhama dhe janë shkaktuar dëmtime.
Përballë situatës së krijuar, në zonë kanë ndërhyrë forcat e policisë, të cilat po përdorin gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll.
Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen edhe një autobot dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për menaxhimin e situatës dhe shuarjen e flakëve të raportuara.
Deri në këto momente, situata në zonën e Kullave Binjake mbetet e tensionuar, ndërsa nuk ka të dhëna të konfirmuara për bilancin e plotë të dëmeve apo për persona të lënduar.
