Ambasada e Izraelit në Tiranë ka njoftuar mbylljen e përkohshme për shkak të zhvillimeve të fundit dhe protestave që po zhvillohen në kryeqytet.
Protestuesit kanë kaluar edhe në Rrugën e Kavajës, ku ndodhet zyra e delegacionit të ambasadës. Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada bëri të ditur se rihapja do të varet nga ecuria e situatës.
Ambasada u ka kërkuar qytetarëve që kanë çështje urgjente konsullore të kontaktojnë numrin e saj të emergjencës, ndërsa ka bërë të ditur se do të informojë për çdo zhvillim të mëtejshëm, sipas nevojës.
Njoftimi:
Për shkak të zhvillimeve të fundit, Ambasada e Izraelit në Tiranë është aktualisht e mbyllur. Rihapja e Ambasadës do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet situata.
Për çështje urgjente konsullore, ju lutemi të kontaktoni numrin e telefonit të emergjencës së Ambasadës.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe do t’ju informojmë për çdo zhvillim të mëtejshëm, sipas nevojës.
Ambasada e Izraelit në Tiranë