Policia e Shtetit ka vijuar këtë të hënë shoqërimet dhe ndalimet e personave që dyshohet se janë përfshirë në incidentet e regjistruara gjatë protestës së së dielës në Tiranë.
Alt Media mëson se një protestues është arrestuar në zonën e Qytetit Studenti nga efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).
Kujtojmë se policia ka nisur që në orët e mëngjesit patrullimet në kryeqytet, duke ndaluar dhe shoqëruar persona që dyshohet se mund të kenë qenë të përfshirë në incidentet e ndodhura gjatë protestës.