Protesta e sotme para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Pas tensioneve të krijuara, efektivët kanë përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Më pas, protestuesit janë zhvendosur drejt sheshit “Skënderbej”.
Ndërkohë, policia ka përforcuar praninë pranë Kuvendit, ku disa furgonë kanë mbërritur në zonë dhe kanë bllokuar hyrjet e institucionit.