Situata në protestë është tensionuar pak më parë pasi protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të efektivëve të policisë.
Menjëherë policia i është përgjigjjur ndërsa ka nisur edhe aksioni për shoqërimet.
Tensionet nisën më herët kur protestuesit sulmuan drejt Kryeministrisë dhe policia iu përgjigj me gaz lotsjellës e plumba gome.