Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Pas PD edhe PL refuzon konsultimet me Presidentin për datën e zgjedhjeve: Takime formale, studentët në protestë
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetPolitike

Pas PD edhe PL refuzon konsultimet me Presidentin për datën e zgjedhjeve: Takime formale, studentët në protestë

SHARE

Tedi Blushi, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, ka refuzuar ftesën e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për konsultime lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme vendore.

Në një përgjigje zyrtare drejtuar kreut të shtetit, Blushi argumenton se konsultimi është i papërshtatshëm në kushtet kur vendi po përballet me protesta të studentëve dhe gjimnazistëve, si dhe me atë që ai e cilëson si dhunë shtetërore ndaj protestuesve.

“Përballë kësaj emergjence kushtetuese dhe kombëtare, përgjegjësia e institucionit të Presidentit të Republikës nuk mund të kufizohet në konsultime formale, por duhet të përqendrohet në qëndrime të qarta, akte dhe veprime konkrete në mbrojtje të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe lirive e të drejtave themelore të qytetarëve. Fatkeqësisht, institucioni i Presidentit të Republikës nuk e ka përmbushur rolin e tij kushtetues, veçanërisht përballë dhunës shtetërore ndaj studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve që ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar”, thuhet në përgjigjen drejtuar Presidentit Bajram Begaj.

Blushi kërkon që kreu i shtetit të përmbushë detyrimin kushtetues për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore, pa e kthyer këtë proces në një procedurë që, sipas tij, mund të përdoret për qëllime propagandistike nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama.

Kthimi i përgjigjes:

Lexo gjithashtu

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, reagon PD: Raporti konfirmon dështimet e qeverisë dhe cenimin e demokracisë
Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, kërkohet largimi i qeverisë
E fshihnin lëndën narkotike te kutitë e shkrepseve/ Arrestohen dy persona në Tiranë, u sekuestrohet edhe pistoletë me zara metalikë
Franca në protesta/ Buxheti po ‘zhytet’, borxh kap shifrën e 120 % të PBB

SH.T.Z BAJRAM BEGAJ

PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

I nderuar President!

U njoha me ftesën tuaj, por e konsideroj të papërshtatshme pjesëmarrjen në një konsultim formal për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore, në një moment kur protesta dhe kërkesat legjitime të studentëve dhe gjimnazistëve janë kryeagjenda e Shqipërisë.

Ky konsultim formal bëhet edhe më i papranueshëm, veçanërisht, pas dhunës shtetërore barbare, gjakosjes dhe terrorizimit, si dhe rrëmbimeve e arrestimeve arbitrare dhe të paligjshme të studentëve dhe protestuesve.

Shqipëria po përballet me një krizë të rëndë të lirive dhe të drejtave themelore, ndërsa dhuna ndaj të rinjve dhe represioni ndaj pluralizmit politik e bëjnë të domosdoshëm reagimin e institucioneve kushtetuese.

Përballë kësaj emergjence kushtetuese dhe kombëtare, përgjegjësia e institucionit të Presidentit të Republikës nuk mund të kufizohet në konsultime formale, por duhet të përqëndrohet në qëndrime të qarta, akte dhe veprime konkrete në mbrojtje të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve.

Fatkeqësisht, institucioni i Presidentit të Republikës nuk e ka përmbushur rolin e tij kushtetues, veçanërisht përballë dhunës shtetërore ndaj studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve që ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar.

Në këto rrethana, një konsultim formal për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore është totalisht i pavend dhe i padobishëm.

Ajo që pritet prej jush është të përmbushni detyrimin kushtetues për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore, pa e shndërruar këtë përgjegjësi në një procedurë formale, që mund të përdoret për qëllime propagandistike nga Qeveria dhe Kryeministri Edi Rama, të cilët janë edhe përgjegjësit kryesorë të krizës.

Për këto arsye, ju bëj me dije se nuk do të marr pjesë në një konsultim formal me ju, të shkëputur nga urgjenca kushtetuese dhe kombëtare me të cilën përballet Shqipëria.

Ju faleminderit!

TEDI BLUSHI

TAGGED:pdpl begajrama
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
1 Comment 1 Comment
  • Pingback: Opozita refuzon ftesën e Presidentit Begaj për datën e zgjedhjeve, në konsultime shkon vetëm Taulant Balla - Altmedia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Shpërthimi në pallatin në Elbasan, Ministria e Shëndetësisë: Mes të asfiksuarve edhe një fëmijë, viktimë 83-vjeçarja

Shpërthimi në Elbasan/ Pallati i pabanueshëm, do të shembet

Takimi i ministrit Gogu me Veliajn, avokati: Erioni më dorëzoi sot shënimet, i publikojmë shpejt

Shpërthimi tronditës në pallatin në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja, disa të asfiksuar. Ndërhyjnë zjarrfikësit, evakuohen banorët

‘U sulmua nga ariu’/ Zbardhet ngjarja në Bulqizë, policia: 61-vjeçari u vra me armë e thikë nga gruaja dhe djali i tij

Nga e njejta kategori
Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shembet një pjesë e mureve

Aktualitet Kryesore

Detajet e reja/ Tragjedi gjatë gjuetisë në Bulqizë, 29-vjeçari qëllohet për vdekje aksidentalisht

Aktualitet Kryesore

Komisioni Europian fut në raport edhe protestat: Duhet dialog konstruktiv mes palëve

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.