Protestës studentore në Tiranë i janë bashkuar edhe studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, të cilët kanë bojkotuar mësimin.
Pas studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës, edhe studentët e Filologjikut janë përfshirë në protestën që vijon për të dytën ditë në kryeqytet.
Në protestë janë përfshirë edhe gjimnazistë. Gjatë zhvillimeve janë djegur kosha mbeturinash, ndërsa situata vijon të ndiqet në terren.
Bojkoti i kësaj të mërkure vjen pas thirrjeve të bëra një ditë më parë për mobilizimin e studentëve. Protestat në disa institucione arsimore vijojnë gjatë ditës, ndërsa mbetet për t’u parë shtrirja e tyre.