Një ditë pasi protestuesit i vunë flakën godinës, Gjykata e Lartë ka marrë masa shtesë për të parandaluar sulme të mundshme.
Nga pamjet e publikuara, shihen punonjësit duke vendosur barriera mbrojtëse prej hekuri në dritaret e institucionit të drejtësisë.
Masa të ngjashme mbrojtjeje kanë ndërmarrë edhe disa biznese private, të cilat janë përballur me sulme dhe dëmtime gjatë protestës.
Pronarët e bizneseve kanë zgjedhur të forcojnë mbrojtjen e ambienteve të tyre, pas incidenteve të regjistruara gjatë tubimit.