Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Nga protestat te SPAK-u, Begaj mesazh Kuvendit: Zëri i qytetarëve të dëgjohet, politika të bashkohet për interesat kombëtare
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Politike

Nga protestat te SPAK-u, Begaj mesazh Kuvendit: Zëri i qytetarëve të dëgjohet, politika të bashkohet për interesat kombëtare

SHARE

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i është drejtuar klasës politike me një mesazh ku nëntrazon rëndësinë e dialogut, llogaridhënies dhe përgjegjësisë kombëtare. Kreu i Shtetit e vë theksin te nevoja për një Kuvend funksional që shndërron debatin politik në zgjidhje konkrete për qytetarët dhe respekton zërin e tyre publik.

Përmes këtij fjalimi, ai nëlineon gjithashtu se integrimi evropian, konsolidimi i reformës në drejtësi dhe partneriteti strategjik euroatlantik janë prioritete që kërkojnë bashkëpunim përtej ndarjeve partiake.

Mesazhi i Bajram Begajt për deputetët:

Në nisje të këtij sesioni të ri parlamentar, ju uroj punë të mbarë dhe suksese në përmbushjen e përgjegjësive ndaj vendit dhe qytetarëve!

Hapja e një sesioni të ri parlamentar është një moment për të reflektuar mbi rezultatet, për të identifikuar sfidat prioritare dhe për të programuar në mënyrë më efektive e institucionale punën e ardhshme.

Lexo gjithashtu

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët, vendos sërish mesazhin “Dialog” para Kryeministrisë
Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, reagon PD: Raporti konfirmon dështimet e qeverisë dhe cenimin e demokracisë
Takimi i ministrit Gogu me Veliajn, avokati: Erioni më dorëzoi sot shënimet, i publikojmë shpejt
Rama për progres raportin e BE-së: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë më parë

Shqipëria është sot një vend me ambicie të mëdha dhe me një shoqëri që merr pjesë gjithnjë e më shumë në jetën publike. Qytetarët shprehen më hapur për pritshmëritë, shqetësimet dhe kërkesat e tyre. Kjo është pjesë e vitalitetit të një shoqërie demokratike dhe një tregues se demokracia jonë vazhdon të zhvillohet.

Në këtë kuptim, protesta paqësore dhe shprehja e lirë e mendimeve janë pjesë e natyrshme e jetës demokratike. Jo gjithmonë do të kemi të njëjtat qëndrime dhe jo çdo kërkesë mund të gjejë të njëjtën përgjigje.

Është inkurajuese kur zëri i qytetarëve gjen hapësirë në debatin publik dhe merr vëmendjen e institucioneve. Sfida jonë e përbashkët është që kjo energji qytetare dhe ky angazhim institucional të ushqejnë një dialog që forcon besimin dhe ndihmon në gjetjen e zgjidhjeve më të mira.

Të nderuar deputetë,

Një demokraci e konsoliduar nuk përcaktohet nga mungesa e dallimeve. Përkundrazi, ajo dallohet nga mënyra se si i përballon ato. Dallimet politike bashkëjetojnë me demokracisë dhe Kuvendi është vendi ku ato duhet të shprehen, të debatohen dhe të përballen me argumente.

Qytetarët kanë pritshmëri të larta ndaj Kuvendit për cilësinë e debatit, gjuhën politike, ligjbërjen dhe nivelin e përfaqësimit.

Kuvendi duhet të jetë institucioni ku qytetarët shohin se vendimmarrja parlamentare sjell zgjidhje konkrete: një Kuvend përfaqësues, funksional dhe llogaridhënës.

Interesat afatgjata të Shqipërisë kërkojnë një vizion përtej ndarjeve të ditës.

Siguria kombëtare, shteti i së drejtës, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve, partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zgjedhjet dhe reforma territoriale, si dhe e ardhmja evropiane e vendit kërkojnë vazhdimësi dhe një ndjenjë përgjegjësie që i bashkon të gjitha forcat politike.

Të nderuar deputetë,

Shqipëria ka bërë një zgjedhje të qartë strategjike për të ardhmen e saj. Rruga evropiane dhe orientimi ynë Euroatlantik janë pjesë e kësaj zgjedhjeje. Rrugëtimi evropian është një projekt kombëtar, një proces i thellë ndryshimi shoqëror që kërkon vazhdimësi, bashkëpunim dhe përgjegjësi të përbashkët.

Në këtë projekt, secili mund të japë kontributin që i takon. Kuvendi, duke ushtruar plotësisht funksionin ligjvënës dhe mbikëqyrës; mazhoranca, duke i shndërruar angazhimet në rezultate; opozita, duke ofruar kontroll dhe alternativë; institucionet e pavarura, duke vepruar me profesionalizëm, transparencë, llogaridhënie dhe integritet; shoqëria civile, universitetet, media, sipërmarrja, rinia dhe Diaspora janë aktorë të domosdoshëm në këtë projekt.

Bashkimi Evropian nuk është vetëm një destinacion diplomatik apo një objektiv politik. Për qytetarët tanë, ai lidhet me besimin te reformat, me cilësinë e institucioneve dhe me sigurinë se ligji zbatohet për të gjithë.

Reformat që na ndihmojnë për të hyrë në Bashkimin Evropian janë reforma që e bëjnë Shqipërinë më demokratike, më të drejtë, më sociale, më funksionale dhe më krenare për qytetarët e saj.

Në këtë rrugëtim, konsolidimi i reformës në drejtësi mbetet një nga përgjegjësitë më të rëndësishme të shtetit shqiptar. Rezultatet e SPAK-ut janë një nga arritjet e saj më të rëndësishme. Reforma duhet të arrijë një drejtësi eficiente, me standarde evropiane dhe që ndihet në jetën e qytetarit. Një drejtësi e pavarur, e paanshme dhe me integritet është, para së gjithash, një garanci për qytetarin.

Të nderuar deputetë,

Shqipëria ka përpara saj objektiva të rëndësishme dhe shumë mundësi. Për t’i shfrytëzuar ato, kemi nevojë për bashkëpunim, angazhim, dialog, dhe për besimin se, edhe kur kemi dallime, jemi në gjendje të punojmë së bashku për atë që është në interes të vendit.

Mandatet dhe bindjet politike janë të ndryshme, por përgjegjësia ndaj Shqipërisë është e përbashkët.

Uroj që ky sesion parlamentar të jetë një periudhë bashkëpunimi në shërbim të Shqipërisë dhe të gjithë qytetarëve të saj: një sesion që afron Shqipërinë me Bashkimin Evropian, që forcon institucionet, që forcon besimin e qytetarëve te politika dhe shteti!

Ju uroj punë të mbarë dhe suksese!

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Zbardhet shkaku i shpërthimit tragjik në Elbasan, policia: Rrjedhja e gazit tek banesa e 69-vjeçarit shkaktoi tragjedinë

Nis hetimi për shpërthimin tragjik në Elbasan, ekspertët vlerësojnë sigurinë e pallatit

Kavajë/ Arrestohet 31-vjeçari i dyshuar për pesë vjedhje në banesa, dyqan dhe automjet

Erjon Vishkulli do t’i nënshtrohet operacionit të dytë në Romë më 11 nëntor: Një sfidë e madhe e jetës sime

Trump i hapur për bashkëpunim me demokratët pas humbjeve në zgjedhjet e mesmandatit

Nga e njejta kategori
Aktualitet Politike

‘E kthyet selinë e PD si magazinë molotovi’/ Përplasje në komision për protestën, Tabaku: U thyen kockat të rinjve ( largohet nga mbledhja)

Aktualitet Politike

Progres-raporti, Marta Kos: Shqipëria ka bërë përparim në negociatat me BE-në

Politike Video

Rama ndan videon nga segmenti Tale-Lezhë: Infrastrukturë moderne që lehtëson qarkullimin dhe i jep shtysë turizmit

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • moti
  • rusia
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.