Këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov, tha ditën e sotme se zyrtarët evropianë nuk do të marrin pjesë drejtpërdrejt në negociata dhe do të kenë kontakte vetëm me Ukrainën dhe SHBA-në.
“Përfaqësuesit evropianë nuk do të marrin pjesë në raundin e ardhshëm të bisedimeve për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë”, tha Ushakov.
Megjithatë ai tha se zyrtarët evropianë mund të jenë në Abu Dhabi gjatë bisedimeve midis Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara.