Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: “Kemi lindur dhe do të vdesim aty”, banorët e Rrjollit i rikthehen protestës: Nuk ka drejtësi, vetëm korrupsion
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Uncategorized

“Kemi lindur dhe do të vdesim aty”, banorët e Rrjollit i rikthehen protestës: Nuk ka drejtësi, vetëm korrupsion

SHARE

Banorët e Rrjollit janë rikthyer sërish në protestë, këtë herë para Prokurorisë së Shkodrës, duke kërkuar sqarime mbi hetimin e kallëzimit të tyre për pronat në zonë. Ata akuzojnë institucionin e drejtësisë për zvarritje të qëllimshme të çështjes dhe pretendojnë se ndryshimi i prokurorëve të dosjes dhe transferimi i tyre në Durrës ka ndikuar në vonesat e hetimit.

Banorët deklarojnë se kallëzimi është bërë rreth dy vite më parë në SPAK, por për shkak të moskompetencës është deleguar në Prokurorinë e Shkodrës. Sipas tyre, prej vitit 2025 nuk kanë marrë ende një përgjigje për kallëzimin që lidhet me pretendimet për falsifikim dokumentesh pronësie në fshatin Rrjoll.

Ata kërkuan një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Shkodrës për të mësuar se në çfarë faze ndodhet çështja.

“Jemi mbledhur para prokurorisë për të vërtetuar se ne nuk e ndalojmë protestën, nuk ndalojmë së kërkuari drejtësi. Këtu nuk ka drejtësi, ka një korrupsion të paparë. Ne kemi bërë kallëzim në SPAK para dy vitesh, por për moskompetencë SPAK e ka deleguar në prokurorinë e Shkodrës. Prokuroria prej vitit 2025 edhe sot nuk është shprehur rreth këtij kallëzimi që kemi bërë, për falsifikimet në fshatin Rrjoll. Sot kemi bërë një kërkesë për të takuar titullarin e kësaj Prokurorie, për të na dhënë përgjigjen që duam të dimë. Ka vetëm një të vërtetë, të gjitha kallëzimet që kemi bërë ne, duam të dimë vetëm të vërtetën. E vërteta është që dokumentet janë të falsifikuara. Duam drejtësi. Mbi këtë pronë do të ketë vetëm një pronar”, thotë një banor.

Banorët këmbëngulin se dokumentet e pronësisë janë të ligjshme dhe kërkojnë që institucionet të zbardhin të vërtetën mbi pronësinë e tokës.

Lexo gjithashtu

Jasir Asani protagonist absolut në Champions-in aziatik, gol dhe vlerësimi si më i miri i ndeshjes
Mbyllet një epokë/ Listat e Kombëtareve të Brazilit dhe Argjentinës, pa Neymar dhe Messin
Ambasadorja e BE takim me kreun e grupit të PD: Diskutuam për integrimin, reformat e Kuvendin
Protestuesit qëllojnë me llastiqe drejt Kryeministrisë, te sofra e gurtë e dialogut vendosët pankarta ‘Fundi jua po vjen’

“Ne kërkojmë drejtësi, prona është e jona, nuk e lëshojmë gjallë. Do të protestojmë për pronën tonë. Kemi lindur dhe do të vdesim aty. Kemi besim te drejtësia, por ajo nuk po na jep asgjë”, deklaroi një tjetër banore.

Protestuesit paralajmërojnë se gjatë kësaj jave do të rikthehen në zonën ku po ndërtohet resorti. Ata kanë paralajmëruar gjithashtu masa më të forta, deri në bojkotimin e shkollave nga fëmijët e familjeve të përfshira në protestë.

Prej muajsh, banorët e Rrjollit kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një resorti turistik, duke pretenduar se po u cenohet prona. Ata deklarojnë se disponojnë certifikata pronësie për tokat që preken nga projekti dhe kërkojnë ndalimin e punimeve deri në zgjidhjen e konfliktit ligjor.

Projekti parashikon ndërtimin e një kompleksi turistik në një sipërfaqe prej rreth 146 hektarësh, në zonën ranore pranë Velipojës. Sipas dokumentacionit të planit zhvillimor, masterplani përfshin 33 struktura akomoduese dhe shërbimi, me 3 deri në 10 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë, një strukturë hoteli, si dhe disa struktura social-kulturore.

Sipërfaqja totale e ndërtimit mbi tokë parashikohet të jetë mbi 400 mijë metra katrorë. Sipas përshkrimit të projektit, kompleksi synon të ofrojë një sërë funksionesh turistike dhe shërbimesh për vizitorët.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Trump uron demokratët për fitoren, por paralajmëron veto ndaj ligjeve të tyre

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët, protestuesit vijojnë refuzimin

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ja si ndahen vendet në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve

Mullin paralajmëron hetim pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA për votimin nga joqytetarët

I mbështetur nga Trump, Byron Donalds fiton zgjedhjet në Florida, bëhet guvernatori i parë me ngjyrë në historinë e shtetit

Nga e njejta kategori
Uncategorized

The Atlantic: Pentagoni shkarkon gjeneralin që drejtonte planifikimin strategjik, Trump paralajmëron një ‘Tërbim epik 2”

Uncategorized

Olsi Shahini largohet nga drejtimi i konviktit Nr. 1, emërohet Glindxhet Madhi

Uncategorized

Dita e 14-të e protestës, studentët nisin të mblidhen para Ministrisë së Arsimit

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.