Një incident ndodhi pak më parë gjatë protestës së Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ku një person është përplasur me disa protestues.
Gjithçka nisi pasi protestuesi bëri thirrje kundër të dy liderëve politikë, duke brohoritur “Rama n’burg, Berisha n’burg”.
Ky moment ka nxitur tensionet, ku demokratët në protestë e kanë goditur dhe e kanë përzënë. Më pas kanë ndërhyrë edhe të tjerë protestues si edhe deputetë të PD për të qetësuar situatën. Sipas përfaqësuesve të PD, personi ishte i infiltruar nga policia.