Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: I kërkuar nga Kievi për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet në Rinas! Ambasada e SHBA-së ndan detajet
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Aktualitet

I kërkuar nga Kievi për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet në Rinas! Ambasada e SHBA-së ndan detajet

SHARE

Një shtetas ukrainas, i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kievit për dyshime lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike dhe aktivitetin e një organizate kriminale, është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në Rinas.

Arrestimi i tij u bë i mundur falë shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare, Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe homologëve ukrainas.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane, e cila njofton se shtetasi ukrainas është identifikuar si Anatolii Streletskyi. Sipas selisë diplomatike, pas shkëmbimit të informacionit me Njësinë e Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Policia e Shtetit bëri të mundur arrestimin e shtetasit ukrainas.

Ambasada Amerikane e cilësoi operacionin si një shembull të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit transnacional, përmes shkëmbimit të informacionit dhe mbështetjes së autoriteteve ligjzbatuese. Bashkëpunimi në kohë reale përtej kufijve ndihmoi në ndalimin e një të dyshuari në kërkim në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

“Pas shkëmbimit të informacionit me Njësinë e Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, Policia e Shtetit arrestoi shtetasin ukrainas Anatolii Streletskyi.

Lexo gjithashtu

Zvogëlohen shanset që Netanjahu të krijojë qeveri, refuzohet nga aleati. Partia arabe mbështet Eisenkotin
Disiplina e FSHF-së ndëshkon klubet e Superiores
Atentati ndaj Ervis Martinaj e Erigers Mihasit, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit
Polonia arreston 5 ushtarë polakë dhe një rus për spiunazh në favor të Rusisë

Ai kërkohej nga autoritetet në Kiev nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike si pjesë e një organizate kriminale.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët ukrainas për të nisur procedurat e ekstradimit.

Kështu vihet në jetë partneriteti ynë: duke shkëmbyer informacion, duke mbështetur autoritetet e zbatimit të ligjit dhe duke punuar së bashku për të luftuar krimin transnacional dhe për të garantuar sigurinë e komuniteteve tona.”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Streletskyi kërkohej nga autoritetet në Kiev nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike, të kryer në kuadër të një organizate kriminale. Ndërkohë, Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet ukrainase për nisjen e procedurave të ekstradimit.

TAGGED:Ambasada Amerikanearrestimukrianasi
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Nuk ka ndodhur vetëm me Trump/ Obama e Clinton humbën më shumë vende në zgjedhjet e mesmandatit në 94-ën e 2010-ën

Zbulohet papirusi 1.600-vjeçar që mund të rrëfejë një episod të panjohur të jetës së Jezusit

‘Kundër 3 VKM-ve’/ Një përfaqësi e studentëve dërgon në Kushtetuese vendimet e qeverisë që pengojnë grumbullimet para institucioneve

Kaos në futbollin brazilian/ 53 kartonë të kuq pas përleshjes në gjysmëfinalen U-20

E qëlluan me pistoletë pas shpine dhe më pas me sëpatë në kokë, zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë

Nga e njejta kategori
Aktualitet Politike

Berisha: KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, Rama është bërë mburojë për korrupsionin

Sport

Kane dhe Bayern zgjasin ‘martesën’, shifra rekord në kontratën e re për fituesin e  Topit të Artë

Bota

Bileta fituese në New Jersey, amerikani fiton xhekpotin prej 847 milionë dollarësh

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.