Gjykata e Tiranës ka liruar 10 nga 38 protestuesit e arrestuar gjatë protestave të dhunshme në kryeqytet. Për 8 prej tyre, gjykata e ka cilësuar arrestimin të paligjshëm, ndërsa për dy të tjerët ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.
Vendimet vijnë pas incidenteve të regjistruara gjatë ditëve të fundit të protestës, kur përplasjet kanë qenë më të lokalizuara dhe më pak të ashpra krahasuar me ditët e para të tubimit.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme nuk u raportua për shoqërime protestuesish nga Policia e Shtetit.