Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: “Forca të errëta kërkojnë të destabilizojnë Shqipërinë”, Rama: Dhunuesit financohen nga krimi i organizuar dhe elementë të jashtëm
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetKryesorePolitike

“Forca të errëta kërkojnë të destabilizojnë Shqipërinë”, Rama: Dhunuesit financohen nga krimi i organizuar dhe elementë të jashtëm

SHARE

Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të mërkurë një takim me drejtuesit e bankave në vend, pas dëmtimeve të shkaktuara në disa prej tyre gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë.

Gjatë takimit, Rama i cilësoi ngjarjet e ditëve të fundit si një përshkallëzim të rëndë të dhunës, që sipas tij ushtroi presion mbi qytetarët dhe krijoi frikën e përhapjes së incidenteve në të gjithë vendin.

Rama takon drejtuesit e bankave pas dëmtimeve gjatë protestave në Tiranë

Kryeministri deklaroi se takimi me drejtuesit e bankave ishte i rëndësishëm pas asaj që e përshkroi si “një histeri dhune”, e cila, sipas tij, mori peng Tiranën dhe krijoi frikën se sulmet me gurë dhe zjarr mund të përhapeshin në të gjithë Shqipërinë.

“Natyrisht që nuk ka asnjë dyshim që është një dhunë e orkestruar nga elementë të brendshëm dhe të jashtëm”, u shpreh Rama.

Ai e lidhi situatën me zhvillimet në qytete dhe kryeqytete të tjera të Europës, duke iu referuar lëvizjes anarkiste “Antifa” dhe grupeve të tjera të radikalizuara të të rinjve.

Lexo gjithashtu

Komisioni zgjedhor në Izrael hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk u gjetën prova për manipulim të zgjedhjeve
Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë aeroportit “Nënë Tereza”, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka emergjencë reale
Dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, gjendet i vrarë 53-vjeçari në Bulqizë
Ministri spanjoll i Transportit jep dorëheqjen pas aksidentit hekurudhor me 69 viktima

Në vijim, Rama kritikoi disa të rinj, të cilët sipas tij janë radikalizuar dhe bëjnë thirrje për burgosjen e personave që i konsiderojnë kundërshtarë. Ai përmendi gjithashtu kriminalitetin në lagje dhe periferi, për të cilin pretendoi se mbështetet nga krimi i organizuar dhe subjekte politike.

Rama paralajmëron paketë masash pas protestave: Familjet e të miturve që kryejnë akte dhune do të paguajnë faturën

Kryeministri ngriti edhe shqetësimin për atë që e cilësoi si mbështetje nga forca të huaja, të cilat, sipas tij, synojnë destabilizimin e Shqipërisë dhe të Europës në tërësi.

Rama: Ishte shumë e rëndësishme që ta bënim këtë takim pas një histerie dhune që ushtroi presion ndaj njerëzve dhe mori peng Tiranën, duke krijuar frikën se mund të merrnin me gurë e flakë gjithë Shqipërinë.

Natyrisht që nuk ka asnjë dyshim që është një dhunë e orkestruar nga elementë të brendshëm dhe të jashtëm dhe është e lidhur me atë që ndodh në qytetet dhe kryeqytetet e tjera të Europës, përmes një lëvizjeje anarkiste neokomuniste që quhet Antifa dhe, njëkohësisht, edhe me pjesë të tjera të radikalizuara të rinisë.

Vajza dhe djem që janë të ekstremizuar dhe bëjnë thirrje si në kohën e Mesjetës dhe pasluftës për të burgosur këdo që e konsiderojnë si të keq. Nga ana tjetër, është edhe kriminaliteti i lagjeve dhe periferive që vjen me sponsorizimin e krimit të organizuar dhe të subjekteve politike, dhe të gjitha këto së bashku pastaj kanë një mbështetje të jashtëzakonshme që prodhohet dita-ditës nga forca të huaja që duan të destabilizojnë Shqipërinë dhe, në tërësi, të gjithë Europën.

TAGGED:edi ramaprotestaprotestestudentetirane
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Lezhë/ Shpërthim me lëndë plasëse në një automjet, nuk raportohet për të lënduar

Hakeem Jeffries drejt drejtimit të Dhomës së Përfaqësuesve, mund të bëhet kryetari i parë me ngjyrë

Aksident fatal në Durrës, humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, drejtuesi largohet nga vendngjarja

Trump uron demokratët për fitoren, por paralajmëron veto ndaj ligjeve të tyre

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët, protestuesit vijojnë refuzimin

Nga e njejta kategori
Bota

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ja si ndahen vendet në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve

Bota

Mullin paralajmëron hetim pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA për votimin nga joqytetarët

Bota

I mbështetur nga Trump, Byron Donalds fiton zgjedhjet në Florida, bëhet guvernatori i parë me ngjyrë në historinë e shtetit

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.