Një ngjarje tragjike është shënuar gjatë natës që sapo lamë pas në Spitalin e Vlorës, ku një e moshuar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i godinës.
Bëhet me dije se, në momentin e ngjarjes, dyshohet se pranë 75-vjeçares ndodheshin edhe familjarët e saj.
Ende nuk dihen detajet e plota të kësaj ngjarjeje, ndërsa pritet të ketë edhe një reagim zyrtar.