Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Dyfishohen regjistrimet në FSHN, rritet interesi i i të rinjve për degët në Fakultetin e Shkencave të Natyrës 
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Uncategorized

Dyfishohen regjistrimet në FSHN, rritet interesi i i të rinjve për degët në Fakultetin e Shkencave të Natyrës 

SHARE

Mes dhjetë preferencave të renditura në U-Albania, maturantja Xhoi Veliaj zgjodhi një prej programeve që lidhen drejtpërdrejt me teknologjinë. “Data Science dhe Inxhinieri Informatike”, thotë se iu përshtat më shumë, pasi u njoh me mundësitë në tregun e punës.

“Kam zgjedhur Data Science dhe Inxhinieri Informatike. Mendoj se është një mundësi shumë e mirë, pasi tregu i punës po orientohet drejt inteligjencës artificiale. Mendoj se ka shumë mundësi edhe brenda Shqipërisë, por edhe jashtë. Nëse më ecën në Shqipëri, nuk kam dëshirë të largohem”, tha Xhoi Veliaj, maturante.

Në fazën e deritanishme të regjistrimeve, Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka shënuar një rritje të interesit, me rreth dyfishin e regjistrimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Në këtë fazë kemi rreth dyfishin e regjistrimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, madje edhe pak më shumë se në vitet e tjera. Ajo që vlen të theksohet është edhe cilësia e maturantëve që kanë zgjedhur programet tona. Bëhet fjalë për maturantë me rezultate shumë të mira”, tha Eglantina Kalluçi, dekane e FSHN-së.

Më shumë regjistrime kanë numëruar edhe degët prioritare.

Lexo gjithashtu

Jasir Asani protagonist absolut në Champions-in aziatik, gol dhe vlerësimi si më i miri i ndeshjes
Mbyllet një epokë/ Listat e Kombëtareve të Brazilit dhe Argjentinës, pa Neymar dhe Messin
Ambasadorja e BE takim me kreun e grupit të PD: Diskutuam për integrimin, reformat e Kuvendin
Protestuesit qëllojnë me llastiqe drejt Kryeministrisë, te sofra e gurtë e dialogut vendosët pankarta ‘Fundi jua po vjen’

“Kjo tendencë vihet re në të gjitha programet, duke nisur nga degët prioritare si Matematika, Biologjia, Kimia dhe Fizika, por edhe në programet më të kërkuara aktualisht, si Informatika, Data Science, Teknologjia e Informacionit dhe Bioteknologjia”, shtoi Kalluçi.

Paralelisht, fakulteti ka sjellë bashkëpunimin me bizneset, për t’i lidhur studentët me tregun e punës që gjatë studimeve,  ndërsa për këtë vit të ri akademik, bashkëpunimi është zgjeruar.

“Vitin e kaluar kishim vetëm një program që mbështetej nga industria, ndërsa këtë vit kemi dy apo tre programe të tilla. Për shembull, Inxhinieria Kimike, Inxhinieria dhe Kimia e Ushqimeve, si edhe Kimia Farmaceutike. Janë programe studimi që lidhen drejtpërdrejt me industrinë dhe tashmë vihet re edhe një orientim më i madh i maturantëve drejt këtyre profileve”, tha ajo.

Sipas dekanes Kalluçi, përditësimi i kurrikulave, mundësitë e shkëmbimeve jashtë vendit dhe lidhja më e fortë me punësimin kanë ndikuar në ndryshimin e trendit, duke rikthyer interesin e maturantëve edhe te degët prioritare.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Trump: Do t’i pranoj rezultatet e zgjedhjeve dhe jam i gatshëm të bashkëpunoj me demokratët

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, Demokratët marrin kontrollin e Senatit, projektohen fitues edhe në Dhomën e Përfaqësuesve

Horoskopi 4 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Pas 27 vitesh/ Zbardhet fati i tre prej intelektualëve të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Identifikohen me ADN mbetjet mortore në Kalludër dhe Jabukë

Champions League pa frena/ Përmbysje, goleada dhe fitore të mëdha në një natë spektakolare

Nga e njejta kategori
Uncategorized

The Atlantic: Pentagoni shkarkon gjeneralin që drejtonte planifikimin strategjik, Trump paralajmëron një ‘Tërbim epik 2”

Uncategorized

Olsi Shahini largohet nga drejtimi i konviktit Nr. 1, emërohet Glindxhet Madhi

Uncategorized

Dita e 14-të e protestës, studentët nisin të mblidhen para Ministrisë së Arsimit

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • horoskopi
  • zgjedhje
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.