Eric Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, ka reaguar në rrjetin social X pas fitores së lëvizjes studentore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, ku partia në pushtet e Aleksandar Vuçiçit pësoi humbje.
Në reagimin e tij, Eric Trump thekson se lëvizja e udhëhequr nga studentët i dha fund dominimit 14-vjeçar të Partisë Progresive Serbe (SNS) në politikën serbe.
“Lëvizja e udhëhequr nga studentët në Serbi shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare të së dielës, duke i dhënë fund 14 viteve në pushtet të partisë populiste të krahut të djathtë të Aleksandar Vuçiçit”, shkruan ai.
🇷🇸 Serbia’s student-led movement declared victory in parliamentary elections Sunday ending 14 years in power for Aleksandar Vucic’s right-wing populist party. ➡️ https://t.co/I5puO47841 https://t.co/vMbPyV6BBh
— Eric Trump (@Eric_trump1112) October 26, 2026
Sipas rezultateve paraprake, Lista Studentore pritet të sigurojë nga 135 deri në 140 mandate në parlamentin serb, i cili ka gjithsej 250 vende. Ndërkohë, lista e mbështetur nga Vuçiçi pritet të marrë rreth 105 mandate.
Presidenti serb pranoi humbjen të dielën, duke deklaruar se, bazuar në rezultatet paraprake, Lista Studentore kishte fituar zgjedhjet. Rezultatet përfundimtare mbeten në pritje të konfirmimit nga autoritetet zgjedhore.