Sot u shënua dita e 14-të e protestës, teksa protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë ku po qëndrojnë.
Më herët, protestuesit u mblodhën përpara Ministrisë së Arsimit për gati dy orë duke vijuar revoltën e tyre kundër qeverisë.
Kërkesa kryesore e protestuesve dhe studentëve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Këto ditë protesta zhvilluar me disa tensione, me hedhje të gurëve e objekteve në drejtim të institucioneve por dhe forcave të policisë.