Kryetari i PD Sali Berisha ka bërë një prononcim për mediat para Parlamentit ku pritet të nis dhe seanca plenare me 4 interpelanca
Lidhur me reformën territorial, Berisha u shpreh bindjen se partia e tij do votojë kundër shkrirjes së bashkive.
“Edi Rama ka bllookuar sallën e Parlamentit. Deputetët e tij duhet të ndjehen përgjegjës para aktit që ai u propozon të kryejnë. Do bëjmë çdo përpjekje që reforma të mos kalojë. Asnjë deputet i opozitës nuk e voton”, tha Berisha.
Berisha: Protesta është e qytetarëve, opozita do të mbrojë gjer në fund interesat e tyre! Rama do sjellë edhe Lubinë sot në Kuvend
Opozita çfarë do bëjë?
Sali Berisha: Opozita, ju do jeni këtu, do mbrojë gjer në fund interesat e qytetarëve.
A do tentoni që reforma të mos kalojë sot, a do bëni pra përpjekjet tuaja që reforma të mos kalojë?
Sali Berisha: Ne do bëjmë çdo përpjekje që reforma të mos kalojmë, do u sqarojmë shqiptarët se çfarë përfaqëson kjo reformë, se si shkelmohet interesat e tyre e tyre për karrigen e Edi Rama, se si Edi Rama para fundit të pushtetit është i aftë të ndërmarrë çdo akt. Madje thonë se do sjellë edhe Lubi Ballukun sot në parlament.
Doktor, nëse PS ka rrjedhje votash, ka nga PD deputetë që mund ta votojnë?
Sali Berisha: Asnjë votë. Asnjë. Asnjë deputet i PD, por unë them edhe i opozitës, nuk e voton.
A rrezikon PS të mos e kalojë reformën territoriale?
Sali Berisha: Me atë terror që po ushtron Edi Rama, nuk mund të flas. Se ai i ka mbledhur aty dhe po u ushtron terror. I ka kapur me libër shtëpie, ti ke këtë, ti ke atë, ti ke marrë këtë koncesion, ti ke marrë atë tender, ti ke marrë atë favor. Në këtë mënyrë ai po i nënshtron aty mesa duket se po bëhet një proces kafkian.
A do i bashkoheni protestës më pas?
Sali Berisha: Protesta është e qytetarëve. Duhet të bëj një sqarim, ne i kemi thirrur, por janë socialistët, janë demokratët, por është edhe protesta rinore qytetare. Kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria, janë protestuesit e Poliçanit, të Divjakës, të gjitha bashkive dhe do të mbetet në kuadrin e protestës qytetare pa simbole partiake. E kam sqaruar edhe dje, nuk do ketë simbole partiake, do jetë një protestë e njerëzve, të cilët shohin se po shkelmohen në mënyrë kriminale interesat e tyre.